Jenkins: S’kam lidhje me Beckham

Këngëtarja britanike, Katherine Jenkins, mohoi kategorikisht zërat për një lidhje jashtëmartesore me David Beckham.   

Duke komentuar në faqen e saj në rrjetin shoqëror Twitter, diten e premte, 32-vjeçarja u shpreh e “prekur dhe e lënduar nga këto zëra të pavërtetë”, ndërsa shtoi se dëshironte të ndërhynte mbi çështjen për të qartësuar një herë e mirë çdo dyshim.

Jenkins shtoi se është takuar me Beckham vetëm dy herë në jetën e saj, edhe atëherë e shoqëruar nga një grup miqsh ndërsa saktësoi se nuk ka patur kurrë një takim të vetëm me futbollistin dhe babain e katër fëmijëve.

Zërat rreth një lidhje të mundshme midis David dhe Jenkins nisën të qarkullojnë për herë të parë pasi ata u panë duke u argëtuar në një klub privat së bashku me Princin Harry në muajin shkurt.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard