Bundesliga, Borussia Dortmund e nis me fitore!
Borussia Dortmund ka mundur Werder Bremen në ndeshjen hapëse të Bundesligës, duke rikonfirmuar qëllimin e saj për të mbrojtur titullin kampion të Gjermanisë. Marco Reus shënoi golin e avantazhit për Dortmund në minutën e 11 të takimit, ndërsa Bremen do të barazonte në minutën e 75 me anë të Theodor Gebre Selassi. Por gëzimi i miqve ka zgjatur vetëm 7 minuta, pasi Mario Gotze do të shënonte golin e avantazhit, duke i dhënë kampionëve të Gjermanisë 3 pikëshin e parë në sezonin e ri.
Në prani të rreth 80 mijë spektatorëve, ndeshja mes Dortmund dhe Bremen u parapri nga një ceremoni madhështore në kuadër të nisjes së sezonit të 50 të Bundesliga. Dortmund kaloi në epërsi nga Reus, i cili kaloi në rradhët e kampionëve të Gjermanisë gjatë merkatos së verës. Por Bremen nuk është pajtuar me disavantazhin, ndërsa ka shtuar presionin në portën e mbrojtur nga Ëeidenfeller. Arnautovic dhe Elija kanë vënë nën presion disa herë portën e Dortmund, por duket se fati nuk ishte në anën e Bremen. Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat do të luanin fort, Bremen në kërkim të golit të barazimit, ndërsa Dortmund në kërkim të golit të sigurisë. Sulmuesit e dy skuadrave kanë shpërdoruar shumë raste, ndërsa mbrojtësit janë vendosur nën presion minutë pas minute.





