15 vjecari zbulon testin revolucionar per zbulimin e kancerit. Kushton vetem 3 dollare
Një gjimnazist 15- vjeçar nga Marylandi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shpikur një test revolucionar, i cili e zbulon kancerin në pankreas 168 herë më shpejt sesa testet më të mira të këtij lloji, e përveç kësaj është edhe dukshëm më i lirë.
Testi i adoleshentit Jack Andraka është 168 herë më i shpejtë, 25.667 herë më i lirë dhe 400 herë më i ndjeshëm sesa testi ELISA, i cili përcakton prezencën e antitrupave ndaj infeksionit HIV, virusit të Nilit Perëndimor dhe hepatitit B. Sensori i tij kushton vetëm tre dollarë, ndërsa testi ELISA në disa raste edhe deri në 800 dollarë, ndërsa vetëm një shirit mund të shërbejë për 10 teste, të cilët zgjasin rreth pesë minuta.
Shpikja e Andrakas zbulon edhe prezencën e proteinës, e cila e dëshmon ekzistencën e kancerit dukshëm më përpara sesa vetë sëmundja të bëhet pushtuese. Kjo që është më se e dobishme, pasi sipas përllogaritjeve, me këtë test për çdo vit do të mund të shpëtoheshin jetët e mijëra viktimave të kancerit të pankreasit.
Testi ka për qëllim ta evidencojë kancerin në fazën e hershme, kur trajtimet efektive dhe mundësia për mbijetesë janë dukshëm më të mundshme.





