Rama: Imuniteti nuk pengon integrimin! Akuzat përtë mbuluar dështimin
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka reaguar përmes rrjetit social Twitter në lidhje me akuzat që i janë drejtuar nga Kryeministri Sali Berisha në lidhje me imunitetin. Në një reagim të tijin, Rama thotë se integrimin e vendit në BE nuk e pengon imuniteti, por mospërmbushja e detyrave nga ana e Qeverisë. Ndërkohë sipas tij, integrimin e vendit në BE nuk e pengon opozita, por dështimi i Qeverisë. “Nuk është as opozita që e bllokon integrimin, po është qeveria që fajëson në kor opozitën për të justifikuar dështimin e vet me integrimin. S’është imuniteti që pengon hyrjen tonë në BE, po qeverisja që s’përmbush dot detyrat e BE, institucionet e kapura dhe mungesa e shtetit ligjor”, tha Berisha. Sipas tij, “sa më shumë Saliu flet për imunitetin, aq më shumë mendoj se duhet të jesh vërtet shumë budalla për të besuar se thotë të vërtetën!”.





