Dy të vrarë në Nju Jork pranë ndërtesës Empire State

Dy të vrarë në Nju Jork pranë ndërtesës Empire State dhe disa të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri. Sipas njoftimeve rezulton se personi që hapi zjarr u qëllua dhe u vra nga policia.  Sispas autoriteteve, të shtënat duken se kishin si motiv një mosmarrëveshje pune dhe nuk janë të lidhura me terrorizmin.

Një stacion lokal në Nju Jork, citon një burim policor sipas të cilit, personi që hapi zjarr ishte një punonjës i pushuar dje nga puna në ndërtesën Empire State. Një dëshmitare i tha rrjetit televiziv Fox se një grua që ishte pranë saj u plagos në këmbë dhe se personi në fjalë po hapte zjarr pa dallim ndaj kalimtarëve.

Të paktën 8 persona kanë marrë dëmtime, por nuk dihet se sa prej tyre janë plagosur. Sipas njoftimeve disa persona u dëmtuan nga rrëmuja që pasoi hapjen e zjarrit. Rrjeti CNN, njofton se një roje e ndërtesës Empire State u vu në ndjekje të personit që hapi zjarr dhe shumë shpejt aty shkuan edhe forca policore, që qëlluan dhe vranë personin e dyshuar.

Ndërtesa Empire State:

Adresa 350, 5th Avenue, Nju Jork

Ka 103 kate dhe është 443 metra lartë megjithë kullën e transmetimit

Për ndërtimin e saj u deshën 1 vit e 45 ditë

Ndërtimi filloi në vitin 1929, taraca për vizitorët u hap më 1931

Ndërtesa kushtoi 41 milionë dollarë (VOA)

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard