Rriten përfitimet nga skema e rimbursimit

Rriten përfitimet nga skema e rimbursimit, duke arritur ne dyfishim te rimbursimit vetem vitet e fundit. Drejtoresha e Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor, Elvana Hana, tha se “nga te dhenat tona vihet re rritje e ndjeshmerise ndaj skemes se sigurimeve shendetesore, rritje te perfituesve, ne shume raste kemi dyfishim te pacienteve te trajtuar me barna me rimbursim. Arsye te tjera per shtimin e perfitimeve lidhen me ndryshimet e semundeshmerise kronike (rritjes se saj ne skeme me perfitues te rinj); ndryshimet e terapive me barna alternative me te shtrejta (pasi pacientet trajtohen me vite tashme) si dhe nje fenomen gjithnje ne rritje eshte ai i shtimit ne skeme te emigranteve te kthyer tashme ne vend. Ata kërkojnë menjëherë të perfshihen ne skeme pasi kane nje ndjeshmeri me te larte fale eksperiencave ne vendet perendimore ku  kane jetuar”.
Me konkretisht:
  • Përfitimet nga rimbursimi i barnave janë rritur nga3.5 miliard lek ne 2007, ne 6.9 miliard lek per 2011; pra kemi 3.4 miliarde lek me shumë ose dyfishim të rimbursimit. Per 2012  parashikohen te arrijne rreth 8 miliarde lek shpenzimet per rimbursimin.
  • Cdo vit, shpenzimet e rimbursimit rriten me 18.5%, ritem ky mjaft i larte i perfitimeve ne rritje te popullates.
  • Lista e barnave per periudhen 2007-2012 eshte zgjeruar me 114 barna te reja si dhe forme doza te barnave te listes. Aktualisht  LBR 2012  ka 413 barna (233 principe aktive) duke mbuluar rreth 95% te semundeshmerise kronike te sherbimit paresor.
Grupet terapeutike qe kane patur rritjen me te madhe jane ato qe mjekojne:
Grupi A (Trakti tretes e metabolizmi) kryesisht ato qe mjekojne diabetin. Shpenzimet per rimbursimin për këtë grup janë rritur me 573 milion lek apo rreth 57% me shume se ne 2007.
Grupi B (Gjaku dhe organet e hepopoetike) kryesisht barnat qe mjekojne anemine ne IRK me rreth 250 milion lek me shume apo rreth 67%me shume se 2007.
Grupi C (Sistemi kardiovaskular)qe trajton te gjitha semundjet kardiake dhe hypertensionin me nje numer te madh pacientesh  eshte ritur me rreth 936 milion lek me shume apo rreth 43% me shume. Ky grup ze rreth 32% te shpenzimeve totale te rimbursimit te barnave.
Grupi L(Barnat neoplazike(Kancer) e imunosupresore) kryesisht ato qe mjekojne Leucemine Mieloide kronike(Imatinib) apo ato te qe kane kryer transplante (ciclosporina) me rreth 490 milion lek apo rreth 68%me shume.
Grupi R(Sistemi respirator)qe trajton te gjitha semundjet kronike te frymemarjes dhe insuficiences respiratore kronike eshte rritur me rreth 276 milon lek apo rreth 51% me shume.
Grupi V(Te ndryshme)ne te cilin hyjne barnat qe mjekojne talasemine eshte rritur me 342 milion lek apo rreth 66%.
pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard