Muller-Holtkemper: Shqipëria, pak progres! Reformat mos i bëni për të huajt

Ambasadorja gjermane ne Tirane, Carola Muller-Holtkemper
Shqipëria ka bërë pak progres. Miratimi i ndryshimeve të Kodit Zgjedhor në Kuvend është një arritje, por duhet punuar për reformimin e institucioneve dhe heqjen e imunitetit. Ky është vlerësimi që i bën situatës në vend, Ambasadorja gjermane Carola Muller-Holtkemper. Diplomatja gjermane ishte e pranishme në Gjirokastër, ku pa nga afër disa nga investimet gjermane në këtë qytet. Përmirësimi i sistemit të drejtësisë dhe zbatimi i ligjit janë dy këshillat e tjera që bëhen nga Muller-Holtkemper, në një kohë kur Shqipëria pret vlerësimin e Komisionit Europian përsa i takon statusit të vendit kandidat.
“Ka pasur pak proges si kodi i ri elektroral që ka kaluar në Parlament . Qeveria dhe opozita po diskutojnë për të reduktuar apo hequr imunitetin. Reformimi i institucioneve legale dhe sistemi i drejtësisë, po flitet për më shumë reforma dhe ne shpresojmë që kjo të materializohet. Ne mendojmë që për ne, por më shumë për shqiptarët, është e rëndësishme të përsosim sistemin e drejtësisë. Kjo do të përmirësonte situatën dhe relatat mes vetë shqiptarëve, mes insitucioneve dhe biznesit, mes insitucioneve dhe biznesit të huaj. Përshtypja ime është se shqiptarët mendojnë shumë rreth të huajve. Kështu që na harroni ne dhe bëni reformat për veten tuaj. Krijoni një shoqëri më përfshirëse, një mjedis më komod për insitiucionet shqiptare dhe biznesin dhe ju do ta merrni statusin e vendit kandidat automatikisht” , tha diplomatja gjermane.
Sipas ambasadores, kompanite gjermane nuk janë të interesuar të investojnë vetëm në jug të vendit por në të gjithë Shqipërinë. Holkemper tha se kriza ekonomike që ka përfshirë Greqin ka ndikimet e saj por po tregohet nje vendmendje edhe ndaj partnerëve europian për këtë çështje.





