Mrekullia e nëntokës: Shpellat katedrale me të gjithë lavdinë e tyre të lashtë (FOTO)

Mrekullia e nëntokës: Shpellat katedrale me të gjithë lavdinë e tyre të lashtë në foto. Në pamje të parë nuk duken reale, por si të bëra ndoshta në një studio Hollywood-i. Por këto fotografi që të lënë pa frymë janë pamje të vërteta nga Tajlanda dhe japin një paraqitje e shkurtër e bukurisë tronditëse të një bote tjetër, nën sipërfaqen e Tokës.

Të marra nga eksploratori australian John Spies, imazhet theksojnë strukturat e përziera dhe mrekullisht të bukura, ngjyrat se strukturave të çuditshme të krijuara gjatë miliona viteve nga uji, që pikon ngadalë nëpër shkëmbin gëlqeror. Disa nga pamjet ilustrojnë madhësinë e shpellave të cilat mund të përmbajnë pishina të mëdha uji, kolonave dhe shkëmbinj.

Qindra stalaktite varen nga kulmi të kujtojnë kishat dhe kur bashkëkohen me hapësirat e mëdha nuk është çudi se pse shpellat janë emërtuar katedrale. Formacionet janë aq të mëdha sa Spies dhe eksploratorët e tjerë e kanë pasur të vështirë të arrijnë qëllimin e tyre për të arritur në thellësitë e shpellave.

Nga kolona më e lartë e shpellave në botë rreth 60 metra, Tham Lum Khao Ngu, e njohur si Shpella e Malit Gjarpër në qendër të Tajlandës tek eksplorimi i lumenjve nëntokësore me formacionet shkëmbore mbresëlënëse në Pang Mapha në veri të vendit, pamjet tregojnë më së miri mrekullitë e botës nëntokësore të këtij kombi. Në mbi 30 vjet si një eksplorues nëntokësor, Spies ka vizituar 85 shpella në të cilën ai e ka zbuluar formacioneve të pabesueshme, art parahistorik të shpellave, tempujt budiste dhe forma të çuditshme të jetës.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard