Kontrollet ushqimore/DSHP gjobit 2 subjekte, 1 tjetër mbyllet
Aktualisht nuk ka epidemi apo sëmundshmëri që vijnë nga uji i pijshëm, ndërkohë që dy subjekte janë gjobitur dhe 1 tjetër është mbyllur pas inspektimeve të kryera. Kjo u bë nga drejtori i Shëndetit Publik Mhill Gecaj, sipas të cilit, “gjatë 2 javëve të fundit janë analizuar 350 mostra uji nga laboratori fiziko-kimik dhe 362 mostra uji nga laboratori bakteriologjik”.
Organet e Inspektoriatit Sanitar Shtetëror brenda kësaj periudhe kanë kontrolluar 454 objekte nga te cilat janë rikontrolluar 159 objekte. “Janë lënë 128 Proces Verbale me detyra dhe afate kohore, nga të cilat, sipas afateve kohore, janë realizuar 90 % prej tyre, janë vendosur 2 gjoba dhe një subjekt është mbyllur përfundimisht”, tha Gecaj. Organet e Inspektoriatit Sanitar Shtetëror kanë realizuar, sipas tij, edhe kontrolle në njësi të ndryshme tregtare brenda qytetit të Tiranës, në Bashkinë Vorë, Kamëz dhe komuna.
Gecaj tha se;
“Ne dy javet e para te ketij muaji Inspektoret e Drejtorisë së Shëndetit Publik dhe Inspektoriatit Sanitar Shteteror Tirane kanë kontrolluar në mënyrë intensive subjekte të ndryshme.
Jane kontrolluar linjat e prodhimit te ujit te amballazhuar, veçanerisht ato te komunes se Dajtit.ku eshte edhe perqendrimi me I madh I linjave te prodhimit te ujit te amaballazhuar . Kontrolli ka konsisituar ne :
1 Në lidhje me kushtet Higjeno-Sanitare ku punohet.
2.ne pajisjen e punonjesve me Libreza-Shendetesore,
3. Ne marrjen e mostrave per ekzaminime laboratorike.
• Subjektet çdo 3 muaj sjellin mostra te ujit te amballazhuar per ti analizuar prane D.SH.P.
Per periudhen raportuese jane analizuar nga laboratori i bakteriologjise 3 mostra të ujit, të te cilat kane rezultuar pa problem.
Per sa i perket ujit te Rrjetit Inspektoret e Sektorit te Higjenes Publike marrin . sipas marrveshjes me Drejtorine e Ujesjells-Kanalizimeve e bazuar ne rregulloren per monitorimin e ujit te pijeshem dhe VKM 145 te Keshillit te Ministrave
Çdo dite merren 31 pika fundore ne rrjetin e ujesjellsit dhe mostrat e tyre analizohen ne laboratoret e Bakteriologjik dhe Fiziko-Kimik te e ujit prane DSHP-se .
Çdo 2 jave merren burimet e furnizimit me uje te pijshem te qytetit. Sipas nje plani te percaktuar merren mostrat e ujit dhe realizohet kontrolli ne ujesjellsat e komunave cdo jave .
Gjate ketyre 2 javeve jane analizuar 350 mostra uji nga laboratori fiziko-kimik dhe 362 mostra uji nga laboratori i bakteriologjik Aktualisht nuk ka patur epidemi apo semundeshmeri qe vijne nga uji i pijshem.
Organet e Inspektoriatit Sanitar Shteteror kane realizuar edhe kontrolle ne njesi te ndryshme tregtare Brenda qytetit Tirane ,Ne Bashkine Vore .Kamez dhe Komunat perreth
Me ekzaktësisht po ju citojmë dhe statistikat e kësaj periudhe pra,
Organet e Inspektoriatit Sanitar Shteteror brenda kesaj periudhe kane kontrolluar 454 objekte nga te cilat
Jane rikontrolluar 159 objekte.
Jane lene 128 Proces Verbale me detyra dhe afate kohore , nga te cilat sipas afateve kohore jane realizuar 90% prej tyre. Jane vendosur 2 gjoba 1 prej, te cilave eshte ne zbatim te ligjit 9636 dhe 1(një) subjekt është mbyllur përfundimisht.
Pra siç e Tregojne edhe indekset situata eshte mjaft e mire dhe nuk paraqet probleme dhe garantojme te gjithe qytetaret se inspektimet do te vazhdojne si per ujin e pijeshem ashtu edhe ne te gjitha subjektet dhe njesite te ndryshme tregtare te sherbimit ne menyre qe ky sezon turistik te jete i qete dhe pa probleme deri ne perfundimin e tij”.



