Panariti-Jiechi: Kina të luajë rolin e saj për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, ka ripërsëritur ftesën ndaj kompanive kineze për të investuar në Shqipëri në sektorë të tillë si turizmi, energjitika, industria minerare apo në zonat e lira me status ‘Park Industrial’. Në vijim të vizitës në Pekin, kreu i diplomacisë shqiptare u prit në një takim nga homologu i tij kinez, Yang Jiechi. Panariti përsëriti përkushtimin e Qeverisë Shqiptare për këto fusha, nëpërmjet të gjithë kuadrit të nevojshëm ligjor, për t’u krijuar tërë lehtësitë investimeve të huaja.

Më pas Ministri Panariti përsëriti dëshirën që Republika Popullore e Kinës, duke patur një rol shumë të madh në zgjidhjen e problemeve të rëndësishme ndërkombëtare, të luajë rolin e saj  në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kjo njohje prej saj, tha Panariti, do të jetë një kontribut tjetër i madh në forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.

Duke i konsideruar si të shkëlqyera marrëdhëniet mes dy vendeve, në takim u shpreh vullneti i dy qeverive që ky bashkëpunim, sikurse ka treguar dhe kjo periudhë njëvjecare, të zgjerohet dhe thellohet më tej, jo vetëm në shkëmbimin e vizitave të ndryshme, por edhe në fushën e shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare, në rritjen e pranisë së investitorëve kinezë në vendin tonë etj., duke sjellë një dinamikë të re të këtyre marrëdhënieve.

Ministri i Jashtëm shqiptar theksoi se Deklarata e Partneritetit Strategjik, e cila është nënshkruar tre vjetë më parë nga dy kryeministrat, Sali Berisha dhe Ëen Jiabao, në Pekin, përbën një bazë tjetër solide të marrëdhënieve tona dhe shprehje e vullnetit të përbashkët politik,  për zhvillimin në stade edhe më të larta të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Duke folur për të ardhmen e marrëdhënieve midis dy vendeve, ministri Jiechi, u shpreh se ato janë mjaft premtuese, jo vetëm për shkak të  traditës, vullnetit politik, por edhe për faktin që realiteti i zhvillimeve të vendeve tona ofron një potencial të madh për ta ngritur këtë bashkëpunim, sidomos në fushën ekonomike, në një stad të ri.

Në bisedime u diskutua dhe për bashkëpunimin shumëpalësh, ku me këtë rast u konfirmua mbështetja reciproke në organizatat ndërkombetare. Gjithashtu të dy ministrat diskutuan për zhvillimet rajonale dhe globale.

Gjatë vizitës në Kinë, Ministri Panariti zhvillloi një vizitë në Kompaninë e njohur kineze në fushën e telakomunikacionit HUAËEI, ku u prit nga Zëvendëspresidenti i kësaj kompanie, Qu Ëenchu. Huaëei është një kompani me një aktivitet të shtrirë në shumë vende të botës dhe e pranishme në Shqipëri që nga viti 2008. Ajo i ofron shërbimet e saj kompanive shqiptare të telekomunikimit si Telekom dhe të gjithë operatorëve celularë. Zëvendëspresidenti i Kompanisë bëri një paraqitje të aktivitetit akual në Shqipëri dhe planeve për zgjerimin e këtij aktiviteti në vend dhe rajon. Ai shprehu gatishmërinë e kompanisë për të mbështetur objektivat e qeverisë shqiptare për projektin e-government që synon përsosjen e teknologjisë dhe informacionit në administratën shqiptare. Nga ana e tij, Ministri Panariti vlerësoi aktivitetin e Huaëei në Shqipëri dhe njëkohësisht shprehu mbështetjen e qeverisë shqiptare për këtë kompani dhe për shtimin investitorëve të tjerë kinezë në tregun shqiptar.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard