Ankandi, Financat ofrojne 15 milione euro bono thesari

Ministria e Financave, mbylli sot ankandin ne euro per bono thesari 12 mujore. Ky eshte ankandi i dyte per bono thesari ne euro qe organizon Ministria e Financave per vitin 2012, ankandi i pare u organizua nga ky institucion ne 24 Korrik.

Ne kete ankand u ofruan 15 milion euro bono thesari, nderkohe qe kerkesa e tregut ishte rreth 20.7 milion euro, nga te cilat 9.85 milion euro ishin kerkesa te individeve per te investuar ne kete instrument dhe pjesa tjeter nga investiture te ndryshem si banka, subjekte te ndryshme etj. Kjo eshte pjesemarrja me e larte e individeve ne te gjashte ankandet e bonove te thesarit ne euro qe ka organizuar deri tani Ministria e Financave duke reflektuar besimin e qytetareve ne titujt qeveritar si investimin me te sigurt ne treg.

Interesi i qytetareve per te investuar ne bono thesari ne euro ka ardhur vazhdimisht duke u rritur keshtu ne Dhjetor 2011 keto kerkesa ishin 1.8 milion euro, ne Korrik 2012 arriten vleren 4.8 milion euro per te vijuar ne Gusht rritjen ne 9.85 milion euro.

Zhvillimi i ketyre ankandeve u parapri nga nje fushate e gjere publicitare e organizuar nga Ministria e Financave e cila kishte si objektiv informimin e qytetareve rreth mundesise se investimit ne tituj qeveritare dhe ne bono thesari ne euro si menyra me e mire duke pasur risk zero dhe interesa te larta fitimi.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard