Matura Shtetërore 2012, publikohet Libri i Transparencës. Udhëzuesi si t’a përdorni, formula e llogaritjes së pikëve

Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikon Librin e Transparencës per Matura Shtetërore 2012, Udhëzuesin si t’a përdorni dhe formulen e llogaritjes së pikëve

Publikohet Libri i Transparencës per Matura Shteterore për të gjithe maturantet ne te gjithe rrethet e vendit. Po kështu, MASH ka bërë të ditur dhe udhëzuesin për përdorimin e Librit të Transparencës, si dhe Formularin e Korrigjimit te Pasaktesive per Librin e Transparences.

Libri i Transparencës përmban të dhënat e kandidatëve maturantë të çdo shkolle.

Libri i Transparences-Berat
Libri i Transparences-Bulqize
Libri i Transparences-Delvine
Libri i Transparences-Devoll
Libri i Transparences-Diber
Libri i Transparences-Durres
Libri i Transparences-Elbasan
Libri i Transparences-Fier
Libri i Transparences-Gjirokaster
Libri i Transparences-Gramsh
Libri i Transparences-Has
Libri i Transparences-Kamez
Libri i Transparences-Kavaje
Libri i Transparences-Kolonje
Libri i Transparences-Korce
Libri i Transparences-Kruje
Libri i Transparences-Kucove
Libri i Transparences-Kukes
Libri i Transparences-Kurbin
Libri i Transparences-Lezhe
Libri i Transparences-Librazhd
Libri i Transparences-Lushnje
Libri i Transparences-Malesi e Madhe
Libri i Transparences-Mallakaster
Libri i Transparences-Mat
Libri i Transparences-Mirdite
Libri i Transparences-Peqin
Libri i Transparences-Permet
Libri i Transparences-Pogradec
Libri i Transparences-Puke
Libri i Transparences-Sarande
Libri i Transparences-Shkoder
Libri i Transparences-Skrapar
Libri i Transparences-Tepelene
Libri i Transparences-Tirane Qark
Libri i Transparences-Tirane Qytet
Libri i Transparences-Tropoje
Libri i Transparences-Vlore

Tek Libri i Transparencës, çdo kandidat maturant  gjen të gjithë elementet përbërës të rezultateve të përfundimit të shkollës së mesme, Notën ose pikët mesatare të tre, katër, apo pesë viteve të shkollës së mesme, rezultatin e provimit të Letërsisë, Matematikës dhe dy ose tre provimeve të lëndëve me zgjedhje, preferencat e përzgjedhura prej tij në Formularin A2, për programet e studimit, që ofrojnë Universitetet Publike për vitin akademik 2012-2013.

Mbi bazën e elementeve të lartpërmendur në libër janë dhënë pikët e fituara nga secili maturant për çdo preferencë, të llogaritura në bazë të koeficienteve të përcaktuar nga MASH. Në Librin e Transparencës nuk përfshihen maturantët që nuk kanë kaluar qoftë edhe në një nga katër ose pesë provimet, pra janë vlerësuar me notën 4 (katër), si edhe ata maturantë që nuk kanë nota D1, D2, Z1, Z2 dhe Z3  kaluese të pasqyruara në bazën e të dhënave, apo kanë të paplotësuar notën, ose pikët mesatare të shkollës së mesme.

UDHËZUES

PËR PËRDORIMIN E LIBRIT TË TRANSPARENCËS

Matura Shtetërore 2012

 Libri i Transparencës, është një faktor shumë i rëndësishëm për transparencën e procesit të Maturës Shtetërore, dhe në shërbim të të gjithë kandidatëve maturantë që dëshirojnë të studiojnë në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik (IALP).

Libri i Transparencës plotëson kuadrin e informimit të saktë dhe të drejtë, dukuri që përshkon të gjithë procesin e Maturës Shtetërore dhe të regjistrimeve në IALP.

Tashmë të gjithë maturantët kandidate të shkollave të mesme të Republikës, kanë marrë rezultatet e të katër ose pesë provimeve të Maturës Shtetërore. Tek Libri i Transparencës, çdo kandidat maturant  gjen të gjithë elementet përbërës të rezultateve të përfundimit të shkollës së mesme, Notën ose pikët mesatare të tre, katër, apo pesë viteve të shkollës së mesme, rezultatin e provimit të Letërsisë, Matematikës dhe dy ose tre provimeve të lëndëve me zgjedhje, preferencat e përzgjedhura prej tij në Formularin A2, për programet e studimit, që ofrojnë Universitetet Publike për vitin akademik 2012-2013.

Mbi bazën e elementeve të lartpërmendur në libër janë dhënë pikët e fituara nga secili maturant për çdo preferencë, të llogaritura në bazë të koeficienteve të përcaktuar nga MASH.

Libri i Transparencës, do të përmbajë të dhënat e kandidatëve maturantë të çdo shkolle. Materiali për çdo shkollë do të shpërndahet në rrethin përkatës. Për çdo shkollë janë renditur vetëm maturantët e saj, të cilët kanë kaluar të katër ose pesë provimet e Maturës Shtetërore dy provimet e detyruara dhe dy ose tre provimet me zgjedhje të detyruar dhe konkurrojnë për programet e studimit të zgjedhur prej tyre në jo më shumë se 10 preferenca.

Nuk përfshihen në Librin e Transparencës, maturantët që nuk kanë kaluar qoftë edhe në një nga katër ose pesë provimet, pra janë vlerësuar me notën 4 (katër), si edhe ata maturantë që nuk kanë nota D1, D2, Z1, Z2 dhe Z3  kaluese të pasqyruara në bazën e të dhënave, apo kanë të paplotësuar notën, ose pikët mesatare të shkollës së mesme.

Secili kandidat maturant ka kutinë e tij ku në rreshtin e parë jepen: Numri rendor; numri identifikues i maturantit (ID), që e ka shoqëruar gjatë gjithë procesit të Maturës Shtetërore;

Në pjesën majtas poshtë janë emërtesat dhe notat e shkallëzuara të 5 ose 6 elementeve vlerësues të Maturës Shtetërore, në bazë të të cilave llogariten pikët, pra janë arritjet që përbëjnë pjesën  Meritë të kandidatit maturant, në parimin Meritë –Preferencë. Këto elemente vlerësues janë dhënë me emërtesën përkatëse.

Më tej vijohet me Preferencat e kandidatit, të renditura ashtu si janë kërkuar prej tij në Formularin A2. Preferencat përmbajnë numrin e programit të studimit, emërtesën e programit të studimit. Në krah jepen katër koeficientet për secilin program studimi sipas kësaj renditje:

I pari: koeficienti i shkollës (KSH); I dyti: koeficienti për provimin e parë me zgjedhje (KZ1);

I treti: koeficienti për provimin e dytë me zgjedhje (KZ2) dhe

I katërti: koeficienti për provimin e tretë me zgjedhje (KZ3).

Në librin e transparencës nuk paraqiten gjeneralitetet e maturantit kandidat (emri, atësia dhe mbiemri) me qëllim që të mbrohen të dhënat e tij personale.

Llogaritja e pikëve të secilit prej kandidatëve bëhet në bazë të kombinimit të formulave të realizuara në një program kompjuterik për programet e studimit pa konkurs me 2 dhe 3 provime me zgjedhje dhe për programet e studimit me konkurs (shih në faqen e AKP-së www.akp.gov.al ose në faqen e internetit të MASH www.mash.gov.al ).

Për programet e studimit me konkurs, formula llogaritëse është:

Pikë Matura – janë pikët e llogaritura me formulat e përmendur më sipër të faqes së AKP.

Pikë Max Matura – janë pikët e llogaritura me formulën e mësipërme, por ku të pesë notat D1, D2,  Z1, Z2 ose dhe Z3  janë të barabarta me 10 ndërsa pikët mesatare (MES janë 11.2). (Pikë Maximale 7168 pikë)

% Maturës – është përqindja që zënë pikët e Maturës në programet e studimit me konkurse.

Pikë Konkursi – janë pikët që ka fituar kandidati në konkursin përkatës

Pikë Max Konkursi – janë pikët maksimale që mund të merren në konkurrim

% Konkursi – është përqindja që zë konkursi në Maturën Shtetërore.

Në librin e transparencës për ata maturantë kandidatë që kanë dhënë provime me zgjedhje dhe kanë të pasqyruara të 5 ose  6 elementet për llogaritjen e pikëve, për programet e studimit që janë me konkurse nuk janë llogaritur pikët, ato janë shënuar me 0, meqenëse konkurset do zhvillohen më vonë. Për rrjedhojë ato nuk janë pikët përfundimtare për ato programe studimi, sepse në fazën e shpërndarjes pikët për programet e studimit me konkurse do të llogariten siç edhe është shpjeguar më lart (me formulën për programet e studimit me konkurse).

Libri i Transparencës është një libër pune, ku secili mund të kontestojë ndonjë pasaktësi në të dhënat që shikon, por për çdo ndryshim, do të kërkohet dokumentim zyrtar nga Drejtoritë Arsimore të rretheve.

Ju urojmë suksese

Agjencia Kombëtare e Provimeve

Drejtoria e Pranimeve

 

 

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

2 Komente per “Matura Shtetërore 2012, publikohet Libri i Transparencës. Udhëzuesi si t’a përdorni, formula e llogaritjes së pikëve”

  1. Edhe nje Here faleminderit

  2. Shume Faleminderit na keni ndihmuar shum me linket e librave

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC