Tabaku:Kolektori i ri përmirëson jetën e 1 mijë familjeve të Saukut
Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku, inspektori sot fundin e punimeve të fazës së parë të kolektorit për banorët e Saukut, një investim i Bashkisë së Tiranës ky qw pritet tw të përmirësojë ndjeshëm jetën e banorëve të kësaj zonë në Njësinë Bashkiake 2.
Tabaku tha se faza tjetër e projektit do të bëjë të mundur lidhjen e të gjitha banesave me kolektorin. “Aty kur deri dje ishte një gropë e hapur, siç e patë në fund te rrugës, sot kanë përfunduar punimet e fazës së parë të projektit që Ujësjellës-Kanalizimet e Tiranës kanë realizuar gjatë muajve të fundit, një projekt që ka pasur përsipër ndërtimin e kolektorit të Njësisë Bashkiake nr 2 por dhe një pjesë që prek Komunën e Farkës, ku janë përfitues mbi 1 mijë familje. Ky investim i UKT-së, me vlerë 67 milionë lekë ka një gjatësi prej 2.4 kilometrash, fillon sipër në zonën e Senatoriumin dhe zbret deri poshtë në Farkë dhe është pjesa e rrjetit primar dhe ndërkohë do të shoqërohet me pjesën e rrjetit sekondar për të lidhur të gjitha banesat me pjesën kryesore të kolektorit. Të gjithë e patë besoj se sa është përmirësuar cilësia e jetës në këtë zonë”, tha Tabaku.
Kryetari i Komunës së Farkës,Fatbardh Plaku tha se falë këtij investimi të Bashkisë së Tiranës ndërmjet Ujësjellës-Kanalizimeve, do të përfitojnë edhe banorët e komunës së Farkës.
Fjala e Nënkryetares së Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku:
Aty kur deri dje ishte një gropë e hapur, siç e patë në fund te rrugës, sot kanë përfunduar punimet e fazës së parë të projektit që Ujësjellës-Kanalizimet e Tiranës kanë realizuar gjatë muajve të fundit, një projekt që ka pasur përsipër ndërtimin e kolektorit të Njësisë Bashkiake nr 2 por dhe një pjesë që prek Komunën e Farkës, ku janë përfitues mbi 1 mijë familje. Ky investim i UKT-së, me vlerë 67 milionë lekë ka një gjatësi prej 2.4 kilometrash, fillon sipër në zonën e Senatoriumin dhe zbret deri poshtë në Farkë dhe është pjesa e rrjetit primar dhe ndërkohë do të shoqërohet me pjesën e rrjetit sekondar për të lidhur të gjitha banesat me pjesën kryesore të kolektorit. Të gjithë e patë besoj se sa është përmirësuar cilësia e jetës në këtë zonë. Këtu ka nisur një projekt i ri me investimin e UKT-së dhe në bashkëpunimin e Komunës së Farkës, Bashkia e Tiranës do të vazhdojë të përmirësojë këtë zonë duke krijuar një lidhje me liqenin e Farkës, që është një nga zonat rekrative të qytetit të Tiranës duke pasur parasysh Tiranën e madhe metropalitane. Krahas punës këtu në Njësinë nr 2, besoj se i keni ndjekur punët e tjera që kanë vijuar intensivisht në njësitë e tjera si Njësia nr 1, nr 4, nr 8,nr 5, projekte që i kemi ndarë me ju dhe ju ftojmë të bëheni pjesë për të parë si po ndryshon se çfarë aktiviteti ka pasur UKT-ja. Njësia nr 2 është një nga përfituesit kryesore që Bashkia e Tiranës ka në projektet e buxhetit të këtij vitit por edhe në planifikimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Përveç projekteve që ne kishim planifikuar në buxhetin e Bashkisë, janë shtuar edhe projekte të tjera konktretisht Rruga “3 vëllëzerët Kondi”, e cila lidhet me komunën e Dajtit duke krijuar mundësi për banorët e një zonë ku nuk ka dhe nuk ka egzistuar lidhje me komunën e Dajtit.
Fjala e kreut të Komunës së Farkës, Fatbardh Plaku:
Dua të përshëndes nënkryetaren e Bashkisë dhe drejtorin për këtë punë të mirë që po bëhët për komunitetin e kësaj zone. Të gjitha ata që jetojnë në këtë territor e dinë shumë mië se si ka qënë situata më parë dhe se si është përmirësuar me këtë kolektor të ndërtuar nga UKT. Kjo është fryma e bashkëpunimit që kemi nisur me Bashkinë e Tiranës prej gati një viti që me planifikimin hapsinor me z Basha dhe këtu është një konkretetizim real i bashkëpunimit të mëtejshëm në investime në infrastrukturë, në këtë kolektor që ka një vlerë të pazëvëndësueshëm për banorët e kësaj zone. Do vazhdojmë me fazën tjetër e këtij kolektori ë shkon përtej TEG-ut që do kulmojë me impjantin e pastrimit për një kapacitet prej 50 mijë banorësh i cili do të mbledhë të gjithë ujërat e zeza të zonës, jo vetëm të Farkës për edhe për zonat e Saukut të vjetër, Senatoriumi, etj.





