Berisha kritika Ahmadinejad: Deklarata naziste dhe paranojake

Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së fundit të Presidentit të Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, duke i cilësuar ato naziste dhe paranojake. Nëpërmjet një deklarate për mediat, Berisha thekson se “Me deklaratën e tij të fundit, se nuk do ketë vend në Lindjen e Mesme për Izraelin, Presidenti i Iranit, Ahmadinejad, dëshmon në mënyrë të përsëritur se ai ndan me Hitlerin dhe lejtenantët e tij qëndrime dhe ideologji identike për hebrenjtë dhe kombin e tyre”.

“Me këto qëndrime, Ahmadinejad dëshmon se ai dhe ideologjia e tij janë një kërcënim real madhor dhe në rritje, për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën. Deklaratat naziste e paranojake të Ahmadinejad, janë një thirrje e vërtetë për ndalimin me çdo kusht dhe mjet, të programit nuklear të Iranit, si një ndër rreziqet më madhore të paqes botërore sot”.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard