Beckenbauer: Kush është Javi Martinez?

 

Franz Beckenbauer, legjenda e futbollit gjerman dhe botëror,  ka pranuar se kurrë nuk ka dëgjuar për mesfushorin e Athletic Bilbaos, Javi Martinez, për të cilin bavarezët janë të gatshëm të paguajnë 40 milion euro. Mesfushori spanjoll duket se është pranë kalimit në Bundesliga, ku do të luajë për gjigandët bavarezë, por emri i tij duket i panjohur për një nga drejtuesit e klubit të Bayern Munich.

“Javi Martinez? Nuk e njoh. Kurrë nuk e kam parë duke luajtur”, tha Beckenbauer për Sport1. Më tej Kaizeri shton “duhet të jetë i mirë nëse Bayern është i interesuar për të. Ai duhet të jetë futbollist i veçantë, përndryshe Bayern nuk do ta kërkonte. Sigurisht kushton shumë shtrenjtë. Por, çfarë dallimi ka kur flitni për 30 ose 40 milionë euro? Bayerni mund të shpenzojë kaq”.

Martinez kërkohet nga bavarezët si një alternativë për mesfushën. 23 vjecari pritet të bëhet pjesë e Bayern deri në fund të gushtit.  Bayern fitoi superkupen e Gjermanise, ndersa mundi ne ndeshjen e vetme te ketij trofeu, Borussia Dortmund, duke thyer tersin e 5 takimeve qe ishte mundur sezonin e kaluar nga kampionet e Gjermanise.

 

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard