Kufiri detar me Greqinë, Tahiri: Të bëhen transparente hapat! Nuk lejojmë cënimin e sovranitetit

Partia Socialiste tha se nuk do të lejojë një marrëveshje për kufirin detar me Greqinë, sikundër ajo e rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Deputeti socialist, Sajmir Tahiri, kërkoi nga Presidenti i Republikës që të bëjë menjëherë publike Plotfuqinë me anë të të cilës ka ose do të autorizojë objektin dhe grupin negociator e të ekspertëve për marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, duke i bërë thirrje që të përjashtojë të gjithë ata persona që u përfshinë në negocimin e marrëveshjes së parë e që u rrëzua unanimisht nga Gjykata Kushtetuese. “Në këtë 100 vjetor të pavarësisë, ne nuk do lejojmë një tjetër marrëveshje si ajo e para që u hartua në errësirën e korridoreve e nën tavolinat e qeverisë së Sali Berishës, marrëveshje që cënonte sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë. Nuk do lejojmë që pas 100 vjetësh pavarësi, Sali Berisha të ç’ bëjë territorin dhe sovranitetin kombëtar për interesa të politikës së tij antikombëtare”, tha Tahiri.

Sipas tij, marrëveshja e re nuk mund të negociohet përsëri nga Gerveni e shokë, të njëjtët që nuk patën pikën e ndërgjegjes profesionale dhe kombëtare kur hartuan qorrazi marrëveshjen e parë. “Ne kërkojmë transparencë në çdo hap të bisedimeve dhe negociatave për marrëveshjen e re. Kërkojmë zbardhjen e bisedimeve të deritanishme në rast se ka, publikimin e kërkesave të deritanishme në rast se ka, si dhe transparencë të plotë në çdo hap të diskutimit dhe negocimit, deri në finalizimin e marrëveshjes së ardhme, kurdo qoftë ajo. Ne kërkojmë zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese si dhe përfshirjen e ekspertëve të pavarur, shoqërisë civile, specialistëve të vendit e të huaj, përkrah grupit negociator të qeverisë, sepse vendi, toka, deti dhe sovraniteti kombëtar nuk i përkasin qeverisë e as mund ti blejë dot me para Sali Berisha, por i popullit dhe i përket vetëm atij”, theksoi ligjvënësi socialist.

Tahiri tha se Grupi Parlamentar i PS do monitorojë nga shumë afër të gjithë hapat që do të hedhë Qeveria në këtë drejtim, duke bërë të njëjtën gjë që bëmë dhe herën e parë, të jemi garant të sovranitetit kombëtar dhe interesave të qytetarëve shqiptarë.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard