Van Persie zyrtarisht lojtar i Manchester United
Robin Van Persie është edhe zyrtarisht futbollist i ri i Manchester Unitedit. Arsenali ka bërë të ditur përmes uebfaqes zyrtare se ia ka shitur përfundimisht ‘Djajve të Kuq’ sulmuesin holandez.
Van Persie do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore, ndërsa më pas pritet ta nënshkruajë kontratën katërvjeçare. Ndërkaq, ‘Topçinjtë’ nga shitja e tij pritet t’i përfitojnë rreth 30 milionë euro.
29 vjeçarit do t’i skadonte kontrata me ekipin e Arsen Venger vitin e ardhshëm dhe nuk kishte pranuar ta rinovonte atë.



