Moldavia ndal Shqipërinë në ‘Qemal Stafa’

Në një ndeshje të luajtur nën dritat e gjeneratorëve, kombëtarja shqiptare nuk arriti të shkojë më larg se një barazim 0-0 përballë modestëve të Moldavisë. Ekipi moldav është mbrojtur mirë përgjatë gjithë takimit, ka luajtur me kundërsulme, por ka qenë edhe me fat për shkak të paaftësisë të të besuarve të De Biasi për të shënuar. Kjo ishte miqësorja e fundit për kuqezinjtë, që në shtator do të luajnë takimin e parë zyrtar kundër Qipros, ndeshje e vlefshme për Kupën e Botës ‘Brazil 2014’.

Kuqezinjtë patën disa raste të pastra dhe e merituan fitoren, por nxitimi, paaftësia apo mungesa e fatit i ndalën në një barazim pa gola. Tekniku italian Gianni De Biasi ka provuar shumicën e futbollistëve që kishte në dispozicion, në miqësoren e fundit para fillimit të kualifikimeve për Botërorin ‘Brazili 2014’.

Edgar Çani ka pasur dy raste të pastra shënimi në pjesën e parë, kurse moldavët rrezikuan me Arthur Papras. 45 minutëshi i parë nuk ishte prej më të mirëve për kuqezinjtë, të cilët treguan defekte në mesfushë dhe mbrojtje. Në pjesën e dytë presioni për shënimin e golit të avantazhit u shtua, por Erjon Bogdani, Lorik Cana, Odise Roshi e Mërgim Mavraj, nuk mundën të cojnë topin në rrjetë. Në anën tjetër, të vetmin rast moldavët e patën me sulmuesin Anatoli Doros.

Kuqezinjtë, që kualifikimin do ta kërkojnë në Grupin E, ndeshjen e parë do ta zhvillojnë në Shqipëri më 7 shtator ndaj Qipros, kurse vetëm katër ditë më vonë, ekipi i Gianni De Biasit do të udhëtojë drejt Zvicrës së Valon Behramit, Xherdan Shaqirit, Blerim Xhemajlit, Granit Xhakës e Admir Mehmedit.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard