Misticizëm përmes antikitetit, shijoni Piramidat e Gizës, Romën së Lashtë, Pompein…

Piramidat e Gizës në Egjipt, statujat e ushtarëve kinezë, Petra, Roma antike, apo Pompei e Akropolis, vijnë në kohërat e sotme po aq të bukura e mistike si dikur. Të marra nga 1000 eksperiencat më të fundit, Lonely Planet rendit bukuritë që u kanë qëndruar provave të kohës, pa humbur asnjë nga aftësitë e tyre mistike.

Piramidat e Gizës, Egjipt

Egjipti është një vend i pasur në të dy site-t e Trashëgimisë Botërore dhe klishetë turistike; dhe sigurisht Piramidat e Gizës godasin në të dy rastet. Të mbijetuarit e vetëm të Shtatë Mrekullive Antike të Botës, këto piramida ende jetojnë për më shumë se 4000 vite. Format e tyre të jashtëzakonshme, gjeometria dhe mosha i bëjnë ata disi ‘aliene’ dhe ndërtimi i tyre mbetet pothuajse i padepërtueshëm. Vizitojini në agim dhe do të mbeteni pa fjalë.

Luftëtarët Terrakote nga Xi’an, Kinë

Kjo ushtri nëntokësore në përmasa reale, e perbere prej mijëra luftëtarësh terrakote, ka qëndruar si roje në heshtje mbi shpirtin e Perandorit të parë të Kinës për mbi dy mijëvjeçarë. Apo Shi Qin Huang ishte i frikësuar nga shpirtrat e nënshtrimit, duke e pritur atë në jetën e përtejme? Më së shumti arkeologët besojnë se ai priste të vazhdonte sundimin e tij në vdekje, sikurse edhe në jetën reale (dhe nevojiteshin muskuj terrakote). Ushtria përmban 6 mijë luftëtarë terrakotë me kuaj, me fytyrë të kthyer nga lindja dhe gati për betejë.

Petra, Jordan

Me siguri do te ndjeni peshën e pritjes ndërsa ecni në Siq, nje humnerë dramatike dhe e gjatë që lidh qytetin e lashtë të Petra me botën e jashtme. Prezantimi me këtë site arkeologjik vjen me një paraqitje të shkurtër të Thesarit dhe është pikërisht këtu ‘dashuria me shikim të parë’ e shumicës së vizitorëve me Qytetin e Kuq. Ndërsa dielli bën rrugën e tij të përditshme mbi zonë, shkëlqimi i ngjyrave nga fasadat e tempujve të mëdhenj dhe varreve të Petra, gdhendet në shkëmbinjtë ngjyrëkuq.

Roma e Lashtë, Itali

Nëse e kaluara është me të vërtetë një vend i huaj, me siguri kryeqyteti i saj duhet të ketë qenë Roma. Emri i Romës zgjon 2700 vite të civilizimit perëndimor, ikonike nga kubeja perfekte e Panteonit te fuqia shkatërruese e Colosseumit, nga rrënojat e Forumit Romak, apo katakombet e Via Appia Antica. Dhe nuk mund të sjellësh tjetërkund kaq mahnitje së bashku në një qytet që të jep kaq shumë mësime të tilla të historisë për jetën, sesa Roma e Lashtë.

Muri i Hadrianit, Angli

I quajtuar në nder të Perandorit romak që urdhëroi ngritjen e tij, Muri i Hadrianit u ndërtua mbi 117 km në veri të Anglisë për të mbajtur romakët në të dhe barbarët jashtë Skoci. Rreth 2000 vite pasi guri i parë u hodh (në vitin 122), seksionet që ende qëndrojnë janë një testament për aftësitë e romakëve që jetëgjatësinë e ndërtimeve.

Stonehenge, Angli

Njerëzit arrijnë në Stonehenge me shpresën që të prekin misticizmin drithërues të zonës dhe mrekullinë e sistemit të inxhinierisë së lashtë që solli këto blloqe të mëdha të gurëve, 4 tonëshe, nga guroret e Wells rreth 5000 vite më parë. Por kush e ndërtoi këtë unazë bindëse të shkëmbit dhe mbi të gjitha, pse? Teoritë e ndryshme thonë se mund të përbëjnë një mekanizëm të lashtë qiellor për matjen e kohës, ose vendin e adhurimit te sakrifices.

Teotihuacán, Meksika

Tërheqja më e mire drejt të kaluarës se lashtë, nga xhungla më e afërt moderne urbane e Mexico City, është kompleksi mahnitës i Teotihuacán. Kjo zonë, e vendosur në mes të asaj që dikur ishte metropoli më i madh në Mesoamerica, është e njohur për dy piramidat; Pirámide del Sol (piramida e tretë më e madhe në botë, e ndërtuar rreth vitit 100, dhe e lyer në të kuqe të ndritshme në kulmin e saj) dhe Pirámide de la Luna (më e vogël dhe më perfekte proporcionalisht se homologia e saj). Planifikuesit urbanë thonë se plani i qytetit u krijua në pjesët e para të shek. I pas Krishtit.

Pompei, Itali

Edhe pse ish-banorët nuk mund të mendojnë kështu, shpërthimi i Vezuvit në vitin 79 ishte një nga gjërat më të mira që ka ndodhur ndonjëherë në arkeologjinë romake. Më 24 gusht, vullkani më i famshëm në botë shpërtheu, duke lënë prapa rrënojat interesante që ofrojnë pasqyrë të jetës së përditshme të romakëve të lashtë, të ruajtura në mënyë të përkryer nën shtresën  6m të hirit. Në rrugët e Pompeit të lashtë, rrënojat e gërmuara janë një përzierje e thellë mes monumenteve dhe te zakonshmes.

Ubirr, Australia

Në të jashtëzakonshminParkun Kakadu Kombëtar, në fundin e lartë të Australisë, mund të eksploroni ujëvarat gjëmuese dhe ujërat me krokodilë, por mos merrni gjithcka para se të arrini në një nga zonat më më domethënëse të vendit. Në Ubirr, një skarpat spektakolar perfekt për të parë perëndimin e diellit, mund të admirohet arti i lashtë vendas Aboriginal, pak prej të cilit 20.000 vite i vjetër. Në galeritë kryesore të formuara nga shkëmbinjtë natyralë, kontrolloni për wallabie, një specie tipike e zonës, possums, goannas, breshka dhe peshq mbi muret dhe pikturat e kulturës së përcaktuar si Gjarpri Ylber.

Akropoli, Athinë, Greqi

 

Athina ekziston për shkak të Akropolit, ndoshta monumenti më i rëndësishëm i lashtë në botën perëndimore. Ende duke qëndruar si roje mbi Athinë, është i dukshëm nga pothuajse nga cdo pikë kudo në qytet. Xhevahiri i saj i kurorës, Partenoni është i patejkalueshëm në hijeshi dhe harmoni. Nga afër apo larg, rreshtat e kollonave rrezatojnë bardhësi në mesditë nën diell dhe zbutet në një ngjyrë mjalti ndërsa dielli zhytet, pastaj duke u bërë një ndriçues natën e duke u vënë në qendër të vëmendjes dhe ndricon qytetin e mbushur me histori.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard