Messi i dehur, Xavi e mban për krahësh
Një foto është duke bërë xhiro në rrjetet sociale kryesore të botës, Tëitter e Facebbok. Bëhet fjalë për një fotografi të Lionel Messit, yllit të Barcelonës, i cili së bashku me shokun e skuadrës, Xavi Hernandez, janë fotografuar duke dalë nga një lokal i natës.
Komentet që arrijnë në këto rrjete janë paksa të ashpra: Messi i dehur, Messi mbahet nga Xavi etj. Nëse e shikojmë fotografinë me kujdes, atëherë ka pak dyshime nëse numri 10 i katalanasve ishte i dehur apo jo, pasi fytyra e tij e tregon qartë atë.
Pas një natë të shoqëruar me bashkëlojtarë dhe me shokë, Messi është kthyer në shtëpi në gjendje të dehur. Edhe pse është numër 1, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, me sjellje shembullore, ndonjëherë edhe ylli argjentinas mund t’i thyejë rregullat.
Sigurisht, kjo ka ndodhur në sezonin e verës dhe para fillimit të sezonit, pasi tri herë fituesi i ‘Topit të Artë’ ka një regjim të hekurt me nisjen e sezonit.





