Zbulohet tatuazhi 2,500 vjecar i Princeshës Siberiane: Si ka ndryshuar mënyra e dekorimit të trupave
Modelet e ndërlikuara të tatuazheve 2500 vjeçare, disa prej të cilave janë zbuluar në trupin e një Princeshe Siberiane të ruajtura më së miri në permafrost, janë zbuluar Rusi. Arti i famshëm i zbukurimit të trupit përfshin krijesa mitologjike dhe ekspertët thonë se vizatimet përmbanin një shenjë nga mosha dhe statusi për popullin e lashtë nomad Pazyryk, të përshkruara në shek. V nga historiani grek Herodoti.

Por, shkencëtarja Natalia Polosmak, që zbuloi mbetjet e Princeshës Ukok në lartësitë e maleve Altai, është gjithashtu e surprizuar në lidhje me faktin se sa pak ka ndryshuar në më shumë se 2 mijëvjeçarë mënyra e zbukurimit të trupave përmes tatuazheve.
Tatuazhet përdoreshin për të shprehur disa mendime dhe për të përcaktuar pozicionin e dikujt si në shoqëri dhe në botë. Sa më shumë tatuazhe të ishin në trup, do të thoshte se aq më e gjatë ishte jeta e njeriut dhe më e lartë ishte pozita e tij.

Princesha Ukok, që vdiq në moshën 25 vjecare, besohet të jetë ose nga fis mbretëror, tregimtare e nderuar e përrallave popullore, apo një mjeke popullore a grua e shenjtë. Ajo ishte e rrethuar nga dy luftëtarë meshkuj për t’a mbrojtur atë dhe gjashtë kuaj për të lehtësuar udhëtimin e tyre në jetën tjetër.





