Politika, mesazhe ngushëllimi per ndarjen nga jeta te Xhaferrit

Krerët më të lartë të shtetit shqiptar dhe politikanë kanë përcjellë mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Arbër Xhaferrit, kryetarit të nderit të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH). Xhaferri ndërroi jetë sot pasdite në spitalin e Shkupit, si pasojë e hemorragjisë cerebrale.

Presidentit Bujar Nishani, përmes një mesazhi drejtuar familjes për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur, shpreh ngushëllime më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre të dashur, por edhe të udhëheqësit vizionar. “Në këtë moment të dhimbshëm më lejoni që në emrin tim, të familjes sime dhe të bashkëkombasve të mi në Republikën e Shqipërisë t’ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e bashkëshortit dhe babait të dashur, dhe nëpërmjet jush politikanëve për humbjen e kolegut të tyre të vyer, gjithë bashkëqytetarëve të tij në Republikën e Maqedonisë për humbjen e një udhëheqësi vizionar.

Arbën Xhaferri vuri në dispozicion idealet e tij për t’i shërbyer popullit, lirive njerëzore, demokracisë, bashkëjetesës, paqes dhe stabilitetit dhe gjithë arsenalin e tij shpirtëror dhe intelektual. Si një politikan vizionar ai përdori me mjeshtri dialogun dhe diplomacinë edhe në momentet kur paqja dukej më e pashpresë se kurrë. Me ikjen e tij, Arbën Xhaferri do të na mungojë të gjithëve, por ai lë pas një shembull dhe eksperiencë që do ta bëjnë të jetë gjithmonë i pranishëm mes nesh”, shprehet në mesazhin e tij Presidenti Nishani.

Berisha: Xhaferri, avokati i vendosur i çështjes shqiptare

Kryeministri Sali Berisha ka ngushëlluar familjarët dhe botën shqiptare për humbjen avokatit të vendosur të ceshtjes shqiptare, sic e cilësoi ai, Arbën Xhaferrin. “Ndarja nga jeta e njeriut tuaj më të dashur, udhëheqësit politik, të urtë dhe vizionar, themeluesit dhe Presidentit të Nderit të PDSH-së, avokatit të vendosur të shqiptarëve në Maqedoni, dhe çështjes shqiptare në tërësi, është lajm që sjell pikëllim të thellë dhe trishtim të madh tek ju, por edhe tek miqtë e tij dhe mbarë shqiptarët.

Me ndarjen nga jeta të Arbën Xhaferrit, bota e mendimit dhe elita politike e kombit, humbën njërin prej personaliteteve më të shquara të dekadave të fundit, vlerat dhe kontributi thelbësor i të cilit, në emancipimin kombëtar dhe shoqëror të kombit tonë, janë një trashëgimi tejet e çmuar, që meritojnë mirënjohje të thellë të të gjithë shqiptarëve, për sot dhe brezat që vijnë.

Duke ndarë me Ju dhimbjen e thellë, pikëllimin e madh për Arbënin tuaj të dashur, mikun tonë të çmuar, liderin, politikanin, parlamentarin, studiuesin që i përkushtoi jetën, mendjen dhe të gjithë energjitë e tij mbrojtjes së lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor e kombëtar të shqiptarëve në Maqedoni dhe kudo në rajon, në emrin tim dhe të qeverisë shqiptare, ju shpreh të gjithëve Ju, ngushëllimet më të sinqerta, lutem së bashku me Ju, që shpirti i madh i Arbën Xhaferrit të gjejë paqen e merituar dhe vepra e tij e ndritur, të frymëzojë shqiptarët, për të shndërruar në realitet, idealet e tij fisnike, njerëzore dhe kombëtare”, shprehet kryeministri Berisha në mesazhin drejtuar familjarëve dhe PDSH.

Rama: Arbër Xhaferri tha të vërteta të mëdha

“Arber Xhaferri ishte nje shqiptar jotipik qe tha te verteta te medha e hapi rruge te pashkelura me trimeri te jashtezakonshme intelektuale!”, shprehet kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, permes rrjetit social Twitter.

Duke përcjellë ngushëllime për ndarjen nga jeta të  Xhaferrit, Rama shkruan se “vdekja e tij nje humbje e madhe per boten shqiptare ne disa permasa qe vec Arber Xhaferri i misheronte ne nje njeri te vetem.U prehtë ne paqe”.

Mesazh ngushellimi familjare per humbjen e njeriut te tyre te dashur, por dhe gjithe botes shqiptare, ka percjelle dhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet. “Ngushëllimë për humbjen e patriotit politikanit e publicistit. Xhaferri një nga udhëheqësit më të palodhur të kombit shqiptar. Humbja e tij përbën një moment zie në historinë moderne të kombit.Të zotohemi të çojmë para idealet e Xhaferrit për bashkim kombëtar”, thuhet  ne mesazhin e PDIU-së.

Aleanca Kuq e Zi ka ngushëlluar familjen e Arben Xhaferit. Në mesazhin ngushëllues të saj AK shprehet se sot është ndarë nga jeta dhe nga ne Rilindasi i madh, duke e vlerësuar Xhaferin si mendja më e kthjellët politike në trojet shqiptare.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard