Miqësoret,fitojnë Argjentina, Brazili, Anglia e Belgjika
Argjentina, Brazili, Anglia e Belgjika fituan ndeshjet miqësore të luajtura mbrëmjen e sotme përkatësisht kundër Gjermanisë, Suedisë, Italisë dhe Holandës. Ndërkohë, Franca është ndarë në një barazim pa gola me Uruguaj, ndërsa Zvicra fitoi në transfertë kundër Kroacisë.
Gjermani-Argjentinë ishte një ndër ndeshjet më interesante në takimet miqësore të luajtura, teksa amerikano-jugorët fituan me rezultatin 1-3. Mungesa e kapitenit Lahm, portierit Neuer, sulmuesit Gomez dhe mesfushorit Schëeinsteiger, duket se kanë ndikuar sëtepërmi në lojën e gjermanëve, të cilët u ndëshkuan edhe nga mungesa e fatit. Në minutat e para të takimit, skaudra e drejtuar nga Loë, pati disa mundësi të pastra shënimi, por nuk u shfrytëzuan sic duhet. Në minutën e 33 të takimit, portieri Zieler u ndëshkua me kartonin e kuq pas një faulli brenda zonës. Arbitri i takimit akordoi një 11 metërsh, që u ekzekutua nga Messi, por ylli i Barcelonës ka gabuar. 15 minuta më pas, do të ishte Sami Kedira, që do të ndëshkonte ekipin e tij, teksa shënoi një autogol në portën gjermane. Në pjesën e dytë të takimit, Gjermania do të insistonte në golin e barazimit, por sërisht do të ishte e pafat. Në minutën e 52, Messi do të realizonte golin e dytë për Argjentinën dhe 21 minuta më pas Di Maria do të realizonte një eurogol, duke mposhtur për herë të tretë portierin e tretë të kombëtares Maro-Andre ter Stegen. Goli i vetëm për Gjermaninë do të shënohej nga Hoëedes, pas një krosimi në zonë nga Mario Gotze.
Brazili fitoi ndaj Suedisë me rezultatin 3-0, ndërsa seria e golave do të celej nga Damiao në minutën e 32 të takimit. Brazili dominoi tërësisht lojën, ndërsa suedezët ishin pa lojtain më të mirë të tyre, Zlatan Ibrahimovic. Dy golat e tjerë për brazilianët do të mbajnë firmën e Alesandro Pato në minutat e 84 e 86 të takimit, ndërsa Suedia përgjatë pjesës së dytë e kishte të pamundur të organizohej përballë një Brazili që ushtroi pressing gjatë gjithë lojës.
Anglia mundi Italinë 2-1, megjithëse nënkampionët e Europës kaluan të parët në avantazh me anë të De Rossi në minutën e 15 të takimit. Në këtë miqësore, skuadra e drejtuar nga Prandeli kishte në përbërje disa lojtarë të rinj, të cilët bënë një paraqitje pozitive. Po kështu edhe anglezët kishin angazhuar disa nga lojtarët e rinj, ndërsa Rooney ishte mungesa kryesore për ta. Goli i barazimit për ishullorët do të realizohej nga Jagielka në minutën e 28, ndërsa fitoren Anglisë do t’ia jepte Defoe pas një eurogoli. Në minutat e mbetura, axurret kanë patur mundësi të barazojnë rezultatin por kanë qenë të pasaktë.
Belgjika mund të cilësohet si surpriza në mbrëmjen e sotme, teksa mundi Holandën me rezultatin 4-2. Holandezët e drejtuar nga Van Gaal sërisht nuk kanë bërë një paraqitje të mirë, megjithëse patën mundësi të fitojnë takimin. Serinë e golave do e celte në minutën e 20, Christian Benteke që do të kalonte belgët në avantazh. Në pjesën e dytë, Narsingh dhe Huntelaar do të realizonin dy herë brenda 1 minute, duke përmbysur disavantazhin e pjesës së parë. Por, tre gola të shënuar në minutat e 75, 77 e 80 nga Martens, Lukaku dhe Vertonghen, do ti shkaktonin humbjen e parë Holandës së drejtuar nga Van Gaal.





