Imuniteti, PD: Rama dhe miliarderët e PS kanë frikë për origjinën e parave

Edi Rama dhe miliarderët imunitarë të Partisë Socialiste nuk mund të pranojnë heqjen e imunitetit sepse janë të tmerruar nga origjina e qindra miliarda lekëve të kupolës së partisë. Kështu u shpreh gjatë një conference për shtyp, Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Silvi bardhi, në vijim të akuzave ndaj partisë më të madhe opozitare për imunitetin. “Pasi bllokoi më datë 6 gusht heqjen e imunitetit dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, Edi Rama ka angazhuar mediat që kontrollon dhe specialistët e Partisë në një fushatë absurde dhe të diskretituar botërisht kundër heqjes së imunitetit nëpërmjet referendumit popullor si një e drejtë kushtetuese e qytetarëve shqiptarë”, tha Bardhi. Sipas saj, cdo qytetar konstaton se Rama dhe zëdhënësit e tij, bllokimin e heqjes së imunitetit dhe të marrjes së statusit të vendit kandidat po e gërshetojnë këto ditë me mbrojtjen fanatike të përditshme të pasurive të miliardierëve në krye të Partisë Socialiste dhe origjinës së këtyre pasurive nga fshehja e taksave, kontrabanda, trafiqet kriminale, ndërtimet pa leje dhe grabitja e pronave.

“Rama dhe zëdhënësit e tij  kanë harruar dhe nuk flasin më për rrogat, pensionet, punësimin dhe ndihmën ekonomike që janë dhe interesat jetike të qytetarëve të thjeshtë. Udhëheqja e Partisë Socialiste që kundërshton prej 10 vitesh me radhë heqjen e imunitetit dhe tani së fundi bllokoi për të tretin vit me rradhë statusin e vendit kandidat, beson verbërisht se imuniteti  është si të thuash, këmisha e tyre  e lindur që i qëndron në AND-në e neobllokmenëve të trashëguar nga etërit e tyre, prandaj dhe ata që e ndjejnë veten si të lindur me imunitet nuk mund të pranojnë kurrë ta heqin atë dhe të barazohen para ligjit me qytetarët e thjeshtë, pavarësisht dëmit të pallogaritshëm që i bëjnë vendit, para së gjithash duke bllokuar statusin e vendit kandidat dhe integrimin e tij në Bashkimin Europian”, tha Bardhi.

Sipas saj, PD e konsideron heqjen e imunitetit jetike për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe shqiptarëve si dhe për luftën kundër krimit dhe korrupsionit që përdorin si mburojë murin e imunitetit.Në këtë kuadër, Zëdhënësja e PD tha se “mazhoranca mbetet e sigurt dhe e bindur se do të jenë qytetarët shqiptarë që në referendumin popullor me votën e tyre të lirë do të shembin së shpejti murin e imunitetit që i ndan ata nga deputetët, qeveritarët dhe gjykatësit e tyre, do të shndërrojnë Shqipërinë në vendin e qytetarëve të barabartë para ligjit në një vend me të ardhme të sigurt Europiane, të cilën ata e meritojnë”.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard