Turistët e bllokuar në Egjipt, MPJ: Janë nën kujdesin e Ambasadës

Ministria e Puneve te Jashtme

Turistët shqiptarë, të bllokuar në resortet e Sharm El Sheik, Egjipt, tashmë janë nën kujdesin e Ambasadës shqiptare në Kajro. Kjo u bë e ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme përmes një njoftimi për shtyp.

“Ministria e Punëve të Jashtme ka ndjekur me vëmendje situatën e krijuar me turistët shqiptarë të bllokuar në resortet e Sharm El Sheik, Egjipt, si pasojë e mosrespektimit të marrëdhënieve kontraktuale nga ana e agjencisë turistike shqiptare.

Gjatë ditëve të fundit, Ministri Panariti dhe strukturat e MPJ, janë angazhuar në mënyrë të vazhdueshme pranë institucioneve dhe agjencive shtetërore dhe jo shtetërore për të vënë në lëvizje të gjithë mekanizmat e mundshme për zgjidhjen e këtij problemi.

Aktualisht në Shqipëri kanë mbërritur 182 persona, ndërkohë që personat të cilët nuk mundën të transportoheshin me avionin e vënë në dispozicion, tashmë ndodhen nën kujdesin e ambasadës shqiptare në Kajro, në pritje të rikthimit në atdhe në një kohë sa më shpejtë”, thuhet në njoftimin për shtyp të MPJ.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard