Matura Shteterore & Lirimi, përcaktohen datat dhe rregullat për provimet e vjeshtes

Ministria e Arsimit ka përcaktuar datat për zhvillimin e provimeve të sesionit të dytë të maturës shtetërore 2012 dhe lirimit. Në udhëzimin e MASH përcaktohen rregullat dhe testet, si dhe kategoritë e nxënësve që i nënshtrohen këtij provimi. Më poshtë po japim të plotë udhëzimin e Ministrisë së Arsimit.

UDHËZIM
PËR MASAT PËR ZHVILLIMIN E PROVIMEVE TË SESIONIT TË DYTË TË PROVIMEVE TË LIRIMIT DHE TË MATURËS SHTETËRORE 2012
Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë të ligjit nr. 69, datë 21.6.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të vendimit të Këshillit Ministrave nr. 78, datë 8.2.2006 “Për krijimin e Maturës Shtetërore dhe provimet në shkollat e larta publikë”, të ndryshuar dhe të vendimit të Këshillit Ministrave nr. 1013, datë l0.12.2010 “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Provimeve (AKP)”,
UDHËZOJ:
KREU i
SESIONI i DYTË i PROVIMEVE TË LIRIMIT
1. Provimet e sesionit të dytë të provimeve të lirimit 2012 të zhvillohen në datat si më poshtë:
a) Gjuha shqipe dhe letërsia 3 shtator 2012;
b) Matematika 5 shtator 2012.
2. Në sesionin e dytë, provimet e lirimit të fillojnë në orën 10:00.
3. Procedurat e hartimit të testeve përcaktohen në rregulloren “Për provimet e lirimit në Republikën e Shqipërisë”, nr. 1298, datë 24.2.2012.
4. Provimet e lirimit zgjasin 2 orë e 30 minuta.
PROVIMET E SESIONIT TË DYTË TË MATURËS SHTETËRORE
2. Provimet e sesionit të dytë të Maturës Shtetërore 2012 të zhvillohen në datat:
c) Gjuha shqipe dhe letërsia 7 shtator 2012;
d) Matematika 11 shtator 2012;
e) Provimet me zgjedhje 14 shtator 2012.
3. Në sesionin e dytë, provimet e Maturës Shtetërore të fillojnë në orën 10:00.
4. Testi për secilin nga provimet e detyruara të përmbajë 25 kërkesa, nga të cilat 13 kërkesa të jenë me përgjigje alternative dhe të vlerësohen me 13 pikë, kurse 12 kërkesa të jenë me zhvillim dhe të vlerësohen me 37 pikë.
5. Provimet e 1ëndëve të detyruara të zgjasin 2 orë e 30 minuta secila. Procedurat e hartimit të testeve përcaktohen në rregulloren “Për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore në Republikën e Shqipërisë”, nr. 33, datë 6.1.2012.
6. Testi për secilin nga provimet me zgjedhje të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje të jenë me përgjigje alternative dhe të vlerësohen me 10 pikë, kurse 20 pyetje të jenë me zhvillim dhe të vlerësohen me 30 pikë.
7. Provimet e lëndëve me zgjedhje të zgjasin 3 orë.
KREU II
MATURANTËT/KANDIDATËT QË DO TË MARRIN PJESË NË PROVIMET E SESIONIT TË DYTË TË MATURËS SHTETËRORE 2012
8. Në provimet e sesionit të dytë të Maturës Shtetërore 2012 kanë të drejtë të marrin pjesë:
a) Maturantët/kandidatët që rezultuan mbetës në një ose më shumë provime në sesionin e parë të Maturës Shtetërore 2012;
b) Maturantë që rezultuan mbetës në vitin shkollor 2011-2012 dhe i shlyejnë provimet shkollore në datat 27 dhe 29 gusht 2012;
c) Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2012, por nuk kanë shlyer detyrimet e Maturës Shtetërore dhe për arsye të ndryshme, nuk kanë plotësuar formularin A1Z.
d) Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit dhe kanë njehsuar dokumentet shkollore në komisionin e posaçëm të ngritur në MASH.
9. Për maturantët e pikave 9/a, b është i vlershëm formulari Al për dhënien e provimeve të sesionit të dytë.
10. Kandidatët e pikave 9/c, d që do të japin provimet në sesionin e dytë, të regjistrohen në shkollën ku kanë përfunduar arsimin e mesëm ose në shkollën që i cakton DAR/ZA e vendbanimit. Për këtë kategori plotësimi i formularit A1Z do të bëhet nga data 30 gusht deri 3 shtator 2012.
11. Drejtori i shkollës të dërgojë zyrtarisht në DAR/ZA listën e kandidatëve që do të marrin pjesë në provimet e sesionit të dytë të Maturës Shtetërore 2012, në datën 4 shtator 2012. Drejtori i DAR/ZA-së dërgon këtë listë në AKP në datën 4 shtator 2012.
KREU III
ADMINISTRIMI i PROVIMEVE
12. Provimet të zhvillohen të përqendruara në drejtoritë arsimore rajonale.
13. Drejtoritë arsimore rajonale dhe drejtoritë e shkollave marrin masa për njoftimin e maturantëve/kandidatëve për datat, mjedisin dhe orën kur do zhvillohen provimet e sesionit të dytë.
14. Drejtori i DAR-së, brenda datës 4 shtator 2012, njofton zyrtarisht AKP-në për mjedisin ku do të zhvillohen provimet e sesionit të dytë.
15. Në DAR-të ku rezulton se numri i maturantëve/kandidatëve është më i madh se 500, mund të përdoren 2 mjedise.
16. Administrimi dhe zhvillimi i provimeve të sesionit të dytë të Maturës Shtetërore 2012 të bazohet në rregulloren “Për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2012 në Republikën e Shqipërisë”, nr. 33, datë 6.1.2012.
KREU IV
HARTIMI DHE VLERËSIMI i TESTEVE TË PROVIMEVE TË SESIONIT TË DYTË TË MATURËS SHTETËRORE 2012
17. Procedurat e hartimit të testeve të provimeve të detyruara dhe me zgjedhje në sesionin e dytë, përcaktohen nga AKP-ja.
18. Pas zhvillimit të çdo provimi të sesionit të dytë të Maturës Shtetërore 2012, testet e maturantëve/kandidatëve të dërgohen nën masa të rrepta sigurie në godinën e AKP-së.
19. Vlerësimi i testeve të këtij sesioni, të ndjekë procedurat e përcaktuara në rregulloren e Maturës Shtetërore 2012.
KREU V
DISPOZITA TË FUNDIT
20. Punonjësit që angazhohen jashtë kohës normale të punës në procesin e administrimit dhe të vlerësimit të provimeve të Maturës Shtetërore 2012, të paguhen sipas akteve nënligjore në fuqi.
21. Shpenzimet e udhëtimit, të hotelit dhe ushqimit të specialistëve të përfshirë në këtë proces të mbulohen nga institucionet përkatëse.
22. Ngarkohen për zbatimin e këtij udhëzimi: Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Edukimit Parauniversitar, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Koordinimit Rajonal, Drejtoria e Shërbimeve të Përgjithshme, AKP-ja, IKAP-i, drejtoritë arsimore rajonale dhe zyrat arsimore.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC