E ardhmja lundruese e Maldivive: E kompletuar me kurs golfi dhe ishuj lundrues luksoze (FOTO)
Për lojtarët e golfit, të cilët përpiqen të shmangin rreziqet e ujit, mund të jetë një kurs sfidues. Maldivet kanë zbuluar planet për një kurs lundrues radikal rreth 407 milion euro, që lojtarët të hyjnë ne fushe nga një tunel nëndetar. Kursi është pjesë e një plani masiv për të zëvendësuar ishujt që po mbyten me një rrjet ishujsh lundrues, të krijuar nga njeriu. Me një lartësi mesatare prej vetëm 5 metra mbi nivelin e detit, Maldivet, me 1192 ishujt në Oqeanin Indian, është vendi më i ulët në botë.


Mes frikës se shumë nga ishujt së shpejti do të zhyten në det, qeveria Maldiviane ka filluar një sipërmarrje të përbashkët me firmën arkitekturore Dutch Docklands International për të ndërtuar serinë më të madhe te ishujve artificiale lundrues në botë.
Në Maldive, ishujt lundrues do te ankorohen në shtratin detar duke përdorur kabllo, apo shtylla teleskopike ankorimi, duke bërë konturet e tokës të qëndrueshme edhe në stuhi. Arkitektët zgjodhën këtë metodë për të minimizuar dëmin në shtratin e detit, si dhe zgjodhën të ndërtonin shumë ishuj të vegjël për të reduktuar gjurmet mbi shtratin e detit, të cilat mund të ndikojnë në botën e kafshëve të egra.



Ishujt do të ndërtohen në Indi apo Lindjen e Mesme për të zvogëluar shpenzimet, më pas do të tërhiqen drejt destinacionit të tyre përfundimtar në Maldive. Ishujt do të jenë të dizajnuara gjithashtu për notarët, zhytësit dhe madje nëndetëset private për të hyrë në pjesën nënujore. Firma holandeze tha se vizitorët do të jenë në gjendje të marrin me qera nëndetëse private që mund të shfaqen pranë dhomave të tyre të pushimit.


Ideja është e krijuesit të firmës holandeze Waterstudio, i cili dizenjoi projektin, që do të vihet në zbatim nga firma tjetër hollandeze Dutch Docklands. Drejtuesi Paul van de Camp tha se “ne i thamë Presidentit të Maldiveve se mund t’ju transformojë ju nga refugjatë për shkak të klimës në inovatorë klimatike. Dhe ne kemi një mënyrë për të ndërtuar dhe mbështetur këtë projekt që është shumë miqësor me mjedisin”. Ky do të jetë një zhvillim i vetëm i gjelbër në një zonë detare të mbrojtur. Pjesa e parë e projektit që do të ndërtohet do të jetë ajo e golfit.
Plani ambicioz përfshin 43 ishuj private, të quajtur Amillarah (fjala në gjuhën maldiviane për ishuj privatë). Secili prej tyre do të përmbajë bankinën për jahte, si dhe pishinë. Palmat i japin cdo ishulli zonën e vet unike.






