‘Dashuria është gjëja me fortë dhe më e brishtë në jetë’

Jonny Deep dhe Vanesa Paradis

Vanessa Paradis ka dhënë një panoramë të qartë për ndarjen e saj nga Johnny Depp, duke folur për ‘brishtësinë’ e dashurisë. “Dashuria është gjëja më e fortë dhe më e brishtë që kemi në jetë”, tha ajo për Harper’s Bazaar.

Në një intervistë dy ditë para se të shpallte fundin e marrëdhënies së saj, këngëtarja franceze tha se dashuria nuk është diçka tek e cila duhet ‘punuar’. “Asgjë nuk është kurrë e sigurt, por kur diçka në dashuri nuk funksionon që nga fillimi, kurrë nuk do të funksionojë. Mos u shtyni atë”.

Vanessa dhe Johnny shpallën fundin e marrëdhënies së tyre 14 vjecare më herët këtë vit. Këngëtarja 39 vjecare foli mbi dashurinë, duke u shprehur se “kur takoni dashurinë e jetës suaj, është e qartë, e natyrshme dhe e lehtë”. “Por ju do të mësoni gjatë gjithë kohës. Ndonjëherë mund të jetë një marrëdhënie jo e lumtur; ju jeni të dashuruar dhe ju mendoni se gjërat mund të ndryshojnë dhe punoni që të funksionojë”.

Depp, 49 vjecar, dhe Vanessa kanë dy fëmijë, Lily-Rose, 13 vjecare, dhe Jack, 9 vjecar. Vanessa dhe ylli amerikan, të cilën nuk ishin të martuar, nuk janë parë bashkë në publik që prej 2010.

Pavarësisht ndarjes, Vanessa dhe Jonny u panë së bashku në rivierën franceze bashkë me fëmijët e tyre gjatë pushimeve. Ata kanë kaluar disa dite pushime në rezidencën e tyre pesë milion dollarëshe në Jug të Francës. Edhe pse dy janë dukur shumë të lumtur së bashku, thuhet se ata nuk janë bashkë, por vetëm kanë zhvilluar në një takim miqësor.

Vanessa tani ndan kohën e saj midis Parisit dhe Los Angelos, ku fëmijët e saj vazhdojnë shkollën.

Ndërkaq, më parë u përfol dhe për lidhjen romantike të Depp me aktoren bjonde biseksuale Amber Heards.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard