Rama-Berishës: Jam pa imunitet, vërteto qoftë edhe një akuzë që ke hedhur ndaj meje

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka ftuar publikisht Kryeministrin Sali Berisha që të vërtetojë qoftë edhe një akuzë të vetme që ka bërë ndaj tij. Në këtë mënyrë, Rama i është përgjigjur përmes postimeve në rrjetin social Twitter të akuzave të njëpasnjëshme që i janë bërë nga Partia Demokratike në lidhje me bllokimin e heqjes së imunitetit. “Asnjë prove nuk ka KM as për tërë atë lumë akuzash ndaj deputeteve të PS që vijne nga bota e sipërmarrjes! Imuniteti s’ka lidhje në këtë mes”, thekson Rama në një prej komenteve. Në vijim ai thekson se “asnjë vend normal s’do e pranonte një ditë të vetme për KM një shpifes që cdo ditë ngre akuza në hava ndaj opozitës e s’vërteton dot asnjë!”. Në këtë kuadër, Rama ka ftuar Berishën që të vërtetojë qoftë edhe një akuzë të hedhur ndaj tij. “Vazhdon tallja me shqiptarët!Një propozim publik për KM: Ja ku jam unë pa imunitet, vërteto një akuzë të vetme në mijëra që ke bërë ndaj meje!”, thekson Rama.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard