Panariti-Arvizu, konfirmohet bashkepunimi i shkelqyer mes dy vendeve
Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, zhvilloi sot një takim me ministrin e Jashtëm, Edmond Panariti, gjatë të cilit i prezantoi zv.shefin e misionit pranë Ambasadës Amerikane ne Tirane, Henry V. Jardine. Bashkëbiseduesit rikonfirmuan edhe një herë nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve si në planin bashkëpunimit dypalësh ashtu edhe në bashkëpunimin në kuadër të NATO-s dhe organizatave ndërkombëtare



