Majko reagon ndaj PD: Ky humor gushti s’i shërben askujt dhe për asgjë

Deputeti socialist, Pandeli Majko

Deputeti socialist Pandeli Majko ka reaguar ndaj deklaratës së Partisë Demokratike, sipas së cilës, gjatë një takimi me të rinjtë, “Majko zbuloi para shqiptarëve shkakun e vertetë të bllokimit më datë 6 gusht nga Z. Edi Rama të heqjes së imunitetit dhe bllokimit të statusit të vendit kandidat”.

Majko konsideron deklaratën e PD një “humor gushti që nuk i shërben askujt dhe për asgjë”.  “Tre ditë pas takimit që pata në Jalë me anëtarët e Fressh-it, Partia Demokratike ka dalë me deklaratë zyrtare. Ajo shpejgon se cfarë u kam thënë miqve të mij eurosocialistë dhe pse PS nuk do të pranojë heqjen e imuniteteve…(!?). Ka kohë që linja zyrtare e qeverisë merr përsipër të shpejgojë se cfarë thonë dhe “mendojnë” përfaqësuesit e opozitës. Ky humor gushti nuki shërben askujt dhe për asgjë, vec pushuesve kuriozë për “hungërimat nga kopështi zologjik” i politikës në Shqipëri!”, shkruan Majko në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Me poshte reagimi i plote; 

“Tre ditë pas takimit që pata në Jalë me anëtarët e Fressh-it, Partia Demokratike ka dalë me deklaratë zyrtare. Ajo shpejgon se cfarë u kam thënë miqëve të mij eurosocialistë dhe pse PS nuk do të pranojë heqjen e imuniteteve…(!?)

Ka kohë që linja zyrtare e qeverisë merr përsipër të shpejgojë se cfarë thonë dhe “mendojnë” përfaqësuesit e opozitës. Ky humor gushti nuk i shërben askujt dhe për asgjë, vec pushuesve kurjoz për “hungërimat nga kopështi zologjik” i politikës në Shqipëri!

Debati për imunitetin nuk është debati që do të verifikojë “ndershmërinë” e politikës. “Ndarja” që i ka bërë kësaj historie linja zyrtare e PD është se – Kush ka “frikë” nga heqja e imuniteteve është i pandershëm!?…Dhe kush është “trim”, është i ndershëm!

Qëndrimi “PRO” ndryshimeve kushtetuese “për imunitetet” asnjëherë nuk është vënë në dyshim nga Partia Socialiste apo dikush brenda saj. Të tjerat janë fjalë, për “eja bëjmë sikur zihemi” për ndershmërinë e politikës.

Kjo histori po kthehet në atë për cfarë u nis. Ajo është kthyer në një fushatë zhurme dhe tërheqje të vëmendjes nga problemet reale me të cilat ballafaqohet shoqëria shqiptare.

Në respekt të shumë njerëzve që besojnë me votë tek e djathta në pushtet vlerësoj se kush i beson logjikës së shprehur nga PD duhet ta mirëkuptojë deri në fund atë që kjo parti i ofron publikut.

Eshtë ironike se si një parti që qeveris vendin prej shtatë vitesh të ofrojë nivel kaq diletant në trajtimin e cështjeve serioze si ai “i imuniteteve” dhe “antikorrupsionit”….Padyshim, kjo deklaratë flet “shumë” dhe jo vetëm për këtë cështje!”

 

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard