Gënjeshtrat dëmtojnë shëndetin
Ne botën e përrallave, sa herë Pinoku gënjente i rritej hunda, por tani një studim ka treguar se gënjeshtrat janë të dëmshme për shëndetin. Studiuesit thonë se të gjitha reagimet në momentin që gënjejmë sjellin probleme jo vetëm morale apo psikologjike, por më keq akoma; shkaktojnë dëme në shëndet.
Studimi shkencor i Universitetit Notre Dame te Indianas paraqiti studimin e fundit, që mori në vëzhgim 110 persona nga 18 ne 71 vjec. Rreth 50 % e vullnetarëve u detyruan të thonë të vërtetën për një periudhë prej 10 javësh, ndërsa në pjesën tjetër do të vendosnin si të silleshin vetë dhe u vu se sa herë gënjehej, rëndohej shëndeti.
Anita Kelli, pedagoge e psikologjisë dhe autore e studimit, tha se “sa herë që shtoheshin genjështrat, shëndeti pësonte rënie. “Të thuash gënjeshtra është dicka e mundimshme, jo vetëm në nivel psikologjik, por edhe për fizikun. Kush kërkon të devijojë nga realiteti e vë në lëvizje trurin, duke e ngarkuar me një punë shtesë, për t’a shpikur dhe ruajtur gënjeshtrën”.
Kjo, sipas studimit, përkthehet në stres dhe ulje të aftesive reaguese të sistemit imunitar, duke e bërë atë më të prekshëm ndaj problemeve si dhimbje koke, fyti, por edhe duke shtuar rrezikun e rënies në depresion.





