Kasollja e gurtë në ankand për 45 mijë euro… falë pamjes spektakolare në Chesil Beach
Pamja mahnitëse mbi det në një nga plazhet më të famshme të Britanisë së Madhe vlen plot 44.6 mijë euro. Të paktën kjo eshte shifra me të cilën është kërkuar ndertesa nga e cila merret një pamje e tillë, edhe pse vetë ajo është vetëm një kasolle e gurtë me cati të hekurt që përdoret prej kohësh nga peshkatarët. Shuma e shitjes konsiderohet më e lartë sesa 32 mijë euro, që është cmimi i këkuar, por agjentët imobiliarë thonë se kjo kasolle me mure të gurtë, me përmasa 10.3 metra me 5.2 metra, që shikon mbi Chesil Beach në ishullin Portland në Dorset mund të jetë shitja e shekullit.

Për vite me radhë ajo është përdorur nga një peshkatar për të ruajtur rrjetat e tij, por nëse Këshilli do të japë dritën e gjelbër për të lejuar ndryshime të ekspertëve të Klasës II, vlera e saj mund të rritet deri në 223 mijë euro. Ndërtesa 200 vjecare, që krenohet me vështrimet madhështore mbi Portland Harbour dhe Coast Jurassic të Britanisë, pavarësisht nga hapësira e saj e vogël mund të konvertohet në një dhomë gjumi, duke e shndërruar në një shtëpi pushimi ideal.

Falë potencialit të ndërtesës për t’u përfshirë në monumentet e Shkallës II, ajo tërhoqi interes të madh, kur u hodh në ankand. Ndërtesa është blerë nga një blerës privat dhe mendohet se tani do të shikohet dhe mundësia për të kërkuar lejen për të ndryshuar përdorimin e saj, duke e kthyer në një shtëpi pushimi perfekte, me pamje të mrekullueshme mbi det.



