Vasili: Therjet e mishit në rrugë, nuk ka tolerime! Policia bashkiake do të ndërhyjë në cdo rast

Nënkyetari i Bashkisë së Tiranës Petrit Vasili ndoqi sot nga afër në terren punën e strukturave të Bashkisë për kontrollin e të gjitha pikave që therin dhe tregtojnë mish në kryeqytet. Vasili u shpreh se falë thirrjes së Bashkisë, nga 76 aktivitete problematike, 18 prej tyre u janë përgjigjur kërkesës për t’u formalizuar dhe për të ndjekur të gjitha procedurat që duhen për tregtimin e mishit. Numri dy i Bashkisë së Tiranës u shpreh i vendosur që fenomeni i tregtimit të mishit në qiell të hapur të marrë fund njëherë e mirë. “Policia Bashkiake ka marrë urdhërin e prerë që të gjithë ata që kryejnë therje në rrugë jashtë çdo lloj kushtesh higjieno-sanitare, në rrezik të plotë të shëndetit public, por njëkohësisht dhe në mënyrë të shëmtuar, do të bëhet largimi i menjëhershëm nga këto vende me mirëkuptim apo dhe forcërisht, sepse kjo lloj shëmtire publike nuk do të tolerohet më”, tha Vasili. i shoqëruar edhe nga kreu i AMK-së Geron Ibrahimi, Nënkryetari i Bashkisë shtoi se kontrollet do të vijojnë me intesitet të plotë. “Sigurisht kyçi i aktivitetit tonë është vazhdimësia dhe intensiteti, i cili nuk do të bjerë deri sa ky aktivitet të formalizohet njëherë e përgjithmonë dhe kjo është shëmtirë të largohet përfundimisht  nga rrugët, dhe mjediset e Tiranës”, tha nënkryetari i Bashkisë së Tiranës.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard