‘Super’ Berisha, qendron ne uje per rreth 3 orë
Kryeministri Sali Berisha ka vendosur një tjetër rekord personal të qëndrimit në ujë, teksa paraditen e sotme ka qëndruar për 2 orë e 52 minuta. Kreu i Qeverisë është futur në ujë në orën 9.10 dhe ka dalë rreth orës 12.02.
Kryeministri që po vijon pushimet në plazhin e Dhërmiut me familjen e tij, duket se ka mbajtur fjalën për një tjetër rekord personal, teksa ka qëndruar në ujë për rreth 3 orë. Në Korrik, Berisha vendosi një rekord personal duke notuar për 141minuta, 9 minuta më shumë se viti 2011.





