Shkarkimi i kreut të SHISH, Arvizu shmang komentet

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka shmangur komentet mbi shkarkimin e Bahri Shaqirit nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të SHISH dhe emërimin në këtë detyrë të Visho Lika. Arvizu u shpreh se ende nuk ka një koment mbi dekretin e Presidentit, i cili në më pak se 4 orë firmosi kërkesën e Kryeministrit Sali Berisha për ndryshimin e Drejtorit të SHISH. Arvizu zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, të cilit i prezantoi edhe zv. Ambasadorin e ri të SHBA në Tiranë. Një ditë më parë, Presidenti dekretoi ndryshimet në SHISH, të cilat duket se janë kryer pa konsultime me disa prej ambasadave të shteteve partnere në Tiranë. Burime nga ambasada amerikane u shprehën se ndryshimi ishte i shpejtë dhe lajmin e kishin mësuar nga mediat.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard