Noka: Regjistrimi i Njësive Ekonomike Bujqësore zhvillon ekonominë

Regjistrimi i Përgjithshëm i Njësive Ekonomike Bujqësore ndihmon në forcimin e tyre dhe i krijon Qeverisë shqiptare mundësi për hartimin e politikave efikase të zhvillimit. Kështu u shpreh ministri i Brendshëm, Flamur Noka, gjatë takimitme drejtues të pushtetit vendor në kuadër të nisjes së procesit të Regjistrimit të Përgjithshëm të Njësive Ekonomike Bujqësore në Bashki dhe Komuna. Sipas Nokës, ky proces do të ndikojë mjaft pozitivisht jo vetëm në mbarëvajtjen e ekonomisë shqiptare në tërësi, por edhe në atë bujqësore në veçanti. “Ecuria e qëndrueshme dhe me ritme të larta e ekonomisë shqiptare në këto vite të fundit, bën të nevojshëm përmirësimin dhe konsolidimin e infrastrukturës që e mbështet atë. Regjistrimi i përgjithshëm i njësive ekonomike bujqësore është një tjetër iniciativë e Qeverisë për një mirëmenaxhim të të gjithë territorit”, tha ai.

Noka sqaroi se ky ligj rregullon organizimin dhe realizimin e regjistrimit të përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore brenda territorit duke synuar të sigurojë informacion të përgjithshëm dhe të hollësishëm për njësitë ekonomike, si dhe të ofrojë të dhëna të besueshme statistikore, të nevojshme për planifikimin dhe vënien në zbatim të politikave të përgjithshme të zhvillimit ekonomik

“Regjistrimi i Përgjithshëm i Njësive Ekonomike Bujqësore ndihmon në konsolidimin dhe forcimin e tyre dhe, në të njëtën kohë, i krijon Qeverisë shqiptare dhe institucioneve të tjera mundësi për hartimin e politikave sa më efikase të zhvillimit, në nivel kombëtar dhe lokal. Paralelisht, procesi i regjistrimit ka një rëndësi të madhe për vetë ju të zgjedhurit vendorë, pasi në përfundim të tij, ju do të bazoni çdo të dhënë, në shifra dhe fakte reale”, vijoi më tej Noka. 

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard