Felaj: Nishani i plotësoi ëndrrën Berishës për të kontrolluar SHISH

Partia Socialiste reagoi sot ashpër ndaj Presidentit Bujar Nishani, në lidhje me dekretin për shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të SHISH, Bahri Shaqiri. “Bujar Nishani vuri njeriun e Gazidedes në krye të SHISH, ai e di mirë pse Saliu do ta ketë në dorë SHISH. Nishani na ktheu pas në kohë. Berisha e shërbëtori i tij nuk pyesin për askënd, nuk këshillohen as me aleatin tonë më të madh, SHBA”, tha deputetja Ermonela Felaj përmes një deklarate për mediat. Duke e cilësuar largimin e Shaqirit si plotësimin e ëndrrës së Kryeministrit për të pasur në kontroll SHISH, Felaj tha se “Bujar Nishani na kthehu pas në kohë duke e vendosur Shërbimin Informativ Shtetëror në duart e Berishës, duke vënë në krye të tij ish punonjësin e Gazidedes. Këtë veprim ai e bëri pa mëdyshjen më të vogël, duke vënë në duart e pushtetit Shërbimin Informativ Shtetëror”.

Deputetja Felaj shtoi më tej se në një kohë që Shërbimi Informativ Shtetëror ishte kthyer në partner ndërkombëtar, Kryeministri dhe shërbëtori i tij Bujar Nishani e kthehu SHISH në kontrollin e Qeverisë. Sipas Felaj, vendimi i përbashkët mes Kryeministrit dhe Presidentit u mor pa pyetur askënd, madje duke mos denjuar as të këshillohen edhe me aleatin më të madh të vendit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Felaj apeloi që qytetarët ti bashkohen opozitës, për ti dhënë fund sipas saj, drejtësisë së gjunjëzuar para pushtetit.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard