Vdes super tifozi i Olimpiadës së Londrës
Conrad Readman, super tifozi i Olimpiadës së Londrës, i cili kishte tiketa për çdo ditë të këtij evenimenti, ka ndërruar jetë pas një ataku në zemër. 49 vjecari është gjendur pothuajse i pajetë në tualetet e Velodrome, pasi kishte parë ekipin britanik duke e fituar medaljen e artë në çiklizëm. 49 vjeçari, i çmendur pas sportit, i cili i shijoi non-stop dy javë të kësaj ngjarjeje madhështore sportive, përfshirë këtu edhe ceremoninë hapëse, lundrimin dhe shumicën e sporteve.
Sidoqoftë, Readman është gjetur i kolapsuar në tualetet e Velodrome, vendi ku mbahen garat e çiklizmit në sallë, pasi i përcolli me kënaqësi sportistët britanikë duke fituar medalje të arta, veçanërisht Victoria Pendletonin, e cila theu rekord botëror. Ai u dërgua me urgjencë për spital, por ishte gjithçka vonë. E mërzitur për humbjen e të birit ishte nëna e tij, Joan. “Conrad mezi priste për mbajtjen e Olimpiadës, që prej kohës kur ishte vendosur që do të mbahet në Britani. Nuk kishte asnjë ditë që nuk e shijoi. Vinte në shtëpi çdo natë aq i ngazëllyer, duke më treguar çdo gjë që kishte ndodhur gjatë ditës”, thotë nëna e viktimës.





