Zjarret, si paraqitet situata sipas qarqeve

Drejtoria Operacionale e Drejtimit dhe Komandimit të Emergjencave Civile bëri të ditur situatën e vatrave të zjarreve në gjithë territorin e vendit. Më poshtë po japim të plotë raportin zyrtar.

Qarku Berat: Nuk ka raste zjarresh.

Qarku Dibër: Një zjarr në fshatin Terze të Komunës Kala e Dodës që vazhdon i favorizuar nga terreni i thepisur dhe era. Po punohet me vështirësi. Një zjarr në ekonomine pyjore mbi fshatin Qafë-Murrë ka dëmtuar një sipërfaqe prej 5 ha, është nën kontroll dhe po punohet për shuarrjen e plotë të tij.

Qarku Elbasan: Zjarri në malin e Sopotit të Komunës Stravaj vazhdon. Janë angazhuar strukturat e shërbimit pyjor dhe komunitetit për shuarjen e tij, por terreni tepër i thepisur e vështirëson punën për shuarjen e tij. Zjarri në fshatin Grabovë e Sipërme, komuna Lenie, në kullotë, është shuar. Zjarri në fshatin Tushan, komuna Sult, rrethi Gramsh, në pyll të shkurtër me ferra e shkurre, është nën kontroll. Pjesërisht ëshët shuar dhe po punohet për shuarjen e plotë.

Qarku Fier: Nuk ka raste zjarresh.

Qarku Gjirokastër: Ka një vatër zjarri në pjesën e sipërme të malit të Gjirokastrës, ku po punohet për shuarrjen e tij. Zjarri në masivin me pisha të reja në faqen e kodrës pranë qytetit është shuar.

Qarku Kukës: Ka vatra zjarri në: zonën pyjore Leproj dhe Keçel, të Komunës Malzi; Gjegjan, komuna Tërthore dhe Qafë Komi 1, komuna Arrën; në Letaj, të komunës Golaj, rrethi Has. Të gjitha vatrat  e zjarrit janë nën kontroll dhe vazhdon puna për izolimin e tyre të plotë. Ndërsa në Malin e Gjallicës vatrat e zjarrit për shkak të terrenit tepër të thepisur mbeten problematike. Po punohet me ngulm për vënien nën kontroll.

Vatra të tjera zjarri janë, më pak problematike mbeten ato në: zonën e Qafë Komi 2, komuna Arrën; Shoshan-Begaj, komuna Tropojë e Vjetër. Po punohet për izolimin e plotë dhe shuarjen e tyre.

Qarku Korçë: Vazhdojnë vatrat e zjarrit në pyllin me pisha në kufirin ndarës ndërmjet rrethit Korçë dhe Kolonjë, rreth 5 km në vijë ajrore nga kufiri me Greqinë. Për fikjen e zjarrit janë angazhuar forcat pyjore dhe komuniteti nga fshatrat Kozel, Pepellash dhe Floq, të komunës Mollaj, rrethi Korçë, si edhe nga komuniteti i komunës Mollas, rrethi Kolonjë. Janë djegur afërsisht 62 ha pyll, por situata ka përmirësime të ndjeshme.

Qarku Lezhë. Ka një zjarr në fshatin Shëngjin të Komunës Fan, rrethi Mirditë, në një sipërfaqe pyjore. Zjarri është nën kontroll. Forcat zjarrfikëse dhe pyjore si edhe komuniteti po punojnë për shuarjen e tij.

Qarku Shkodër: Në rrethin e Pukës, në Pjavër, komuna Iballë zjarri është riaktivizuar por është nën kontroll. Zjarri në Gryk të Kabashit, ndërmjet komunës Qelëz dhe Rrape është nën kontroll dhe po punohet. Zjarri në malin e Tërbunit është jashtë kontrollit pasi nuk mund të ndërhyhet se është shumë lart dhe nuk shkohet. Zjarri në Malin e Veleçikut, komuna Kastrat, rrethi Malësi e Madhe është shuar.

Qarku Tiranë: Nuk ka vatra zjarri.

Qarku Vlorë: Zjarri në kurorën me pisha në qytetin e Delvinës po shkon drejt shuarjes me ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, forcave pyjore dhe komunitetit.

Gjithashtu, po vazhdojmë të komunikojmë më strukturat homologe për të siguruar suportin e tyre me mjete nga ajri për të gjithë ato raste kur vatrat e zjarrit nuk lejojnë ndërhyrjen nga toka. Por vështirësi paraqesin vatrat e zjarrit, të cilat jo vetëm nuk lejojnë ndërhyrjen nga toka, por edhe ku mundësia për ndërhyrje nga ajari është e pamundur, për shkak të lartësisë ku ato kanë shpërthyer, pasi edhe mjetet fluturuese nuk arrijnë të veprojnë.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC