Batman kryeson në box-office

Batman
Filmi “Dhe Dark Knight Rises” nuk ka të ndalur. The Dark Knight Rises kryesoi në listën e filmave më të shikuar edhe këtë fundjavë.
Filmi i ri Batman i regjisorit Kristofer Nolan ka ruajtur kreun e box-office për të tretën javë radhazi, duke mbledhur keshtu 36.4 milionë dollarë. Me këtë shumë filmi çon në 355 milionë dollarë fitimet vetëm në SHBA, duke e bërë atë një prej filmave më të suksesshëm të vitit.
Nderkaq ribërja e filmit “Total Recall” ku aktron Kolin Farrell, ka debutuar i dyti në box-office me 26 milionë dollarë të mbledhura, derisa “Diary of a Wimpy Kid: Dog Days” ka mbledhur 14.7 milionë dollarë.




