Nishani zgjedh Elvis Cefa si zv. Kryetar i KLD-së

Elvis Cefa është zgjedhur në postin e zv. Kryetarit të KLD-së, pas propozimit të Presidentit Bujar Nishani. Në këtë mënyrë, Nishani ka shmangur cdo lloj përplasjeje të mundshme me mazhorancën, pasi propozoi në këtë pozicion të njëjtin emër që PD i kishte kërkuar Bamir Topit për ta propozuar. Cefa, Kryetar i AKKP-së, u zgjodh si anëtar i KLD vetëm me votat e mazhorancës, e cila e projektoi emrin e tij në pozicionin e zv. Kryetarit të këtij institucioni qëkur Bamir Topi mbante  postin e Kreut të Shtetit. Ne kete menyre Cefa zëvendëson Kreshnik Spahiu, i larguar nga detyra e zv.Kryetarit të KLD-së disa muaj më parë. Ish-Presidenti Bamir Topi propozoi pas largimit të Spahiut emrin e Ilir Mustafajt, por për shkak të kundërshtimit të ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi, dhe disa anëtarëve të tjerë të KLD-së, emri i tij nuk kaloi asnjëherë në votim. Krahas kësaj KLD ka propozuar Fatri Islamin për kryetar të gjykatës së Tiranës, post ky i mbetur bosh pas largimit të Artan Zenelit, pas zgjedhjes së tij si anëtar i Gjykatës së Lartë. Islami do të jetë i komanduar në këtë detyrë përkohësisht deri në zhvillimin e konkursit.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard