Maicon i thotë jo PSG për Real, Cazorla tek Arsenal
Mbrojtësi i djathtë i Interit, Maicon e ka hedhur poshtë mundësinë e lëvizjes në Paris Saint-Germain, ndërsa po mendon për një transferim të mundshëm në Santiago Bernabeu. 31 vjeçari pritet të largohet nga Interi pas një përvojë të shkëlqyeshme ku fitoi pothuajse gjithçka, ndërsa interesim për të kanë shfaqur Reali, Chelsea dhe PSG.
Mediat franceze shkruajnë se gjiganti francez ka bërë gati 8-10 milionë euro, ofertë kjo e kënaqshme për presidentin Massimo Moratti, por Maicon, i cili ka kontratë edhe një vit me ekipin zikalter preferon Real Madrid.
Ndërkohë ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho ka ‘blinduar’ Raul Albiolin. Mbrojtësi spanjoll e ka vazhduar kontratën me klubin spanjoll deri në vitin 2017. Ai ndihet i lumtur që Merengues i besojnë, ndërsa premton se do ta japë maksimumin për ekipin e Jose Mourinhos, atëherë kur t’i jepet rasti. “Jam i lumtur, klubi ka demonstruar se ka besim tek unë”, u shpreh futbollisti 27 vjeçar, i cili në të kaluarën ka luajtur në Valencia. Albiol ka qëndruar kryesisht në bankinë, duke e pasur parasysh se kishte konkurrentë të fortë në mbrojtje si Sergio Ramos, Pepe e Ricardo Carvalho.
Santi Cazorla tashmë është zyrtarisht futbollist i ri i Arsenalit. Spanjolli pasi i kaloi me sukses vizitat mjekësore, ka nënshkruar kontratë afatgjate me klubin londinez, i cili pagoi për të 16,5 milionë stërlina. “Jam i lumtur që të jem pjesë e një skuadre me lojtarë të mëdhenj, një stadium fantastik dhe me njërin prej trajnerëve më të mirë në botë, siç është Arsene Ëenger”, deklaroi 27 vjeçari, i cili së fundmi luajti në Malaga.





