Imuniteti, PS kundër referendumit. Xhafaj: Mbështesim Berishën po pranoi kushtet tona

Partia Socialiste u shpreh kundër mbajtjes së një referendum popullor vetëm për cështjen e imunitetit, ndërsa kushtëzoi mbështetjen e saj që në referendum të përfshihen edhe reforma në drejtësi, ndalimi i importit të plehrave dhe marrëveshja e detit, në të cilën përcaktohet kufiri detar mes Shqipërisë e Greqisë. Nënkryetari i Komisionit parlamentar të Ligjeve, deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj, e cilësoi si një teke të Kryeministrit kërkesën për referendum popullor në lidhje me cështjen e imunitetit.

“Të gjithë e kanë të freskët sjelljen e ushtarit të Kryeministrit, kamikazit Ristan, për kryerjen e referendumit për importin e plehrave, e mbështetur nga shoqëria civile dhe partnerët ndërkombëtarë. Referendumi është hedhur si alternativë edhe nga PS në rast të mungesës së amendamenteve që trajtojmë. Ai thotë se miratimi i amendamenteve në shtator është i vonuar, por ku shkoi kjo kauzë kur thotë për referendumin që kushedi kur bëhet. Kryeministri kërkon 2/3 e votave për amendamentet kushtetuese në referendum. Partia Socialiste është dakord për mbajtjen e referendumit dhe i jep votat nëse në referendum përfshihen 4 çështje:Heqja e imunitetit;Reforma në Drejtësi;Ndalimi i importit të plehrave;Ndalimi i marrëveshjes për cenimin e kufijve detarë në Shqipëri”, tha Xhafaj.

Ndërkohë seancën e djeshme në Kuvend,  deputeti socialist e cilësoi një seance shterpë, të dështuar si dhe të provokuar e imponuar nga Kryeministri Berisha. Në këtë kontekst ai u shpreh se opozita debatoi me argumente dhe fakte me qëllimin e vetëm reflektimin e përbashkët në funksion të klimës së bashkëpunimit dhe konsensusit, por Kryeministri dhe Qeveria zgjodhën rrugën e forcës.

“Berisha në funksion të strategjisë për të larguar vëmendjen e qytetarëve nga hallet, provoi një debat shterpë për një çështje që nuk ishte çështje. Kuvendi u përdor nga shumica. Mosvotimi i djeshëm e la të hapur shansin që në përfundim të debatit amendimet të votohen si pjesë e një projekti të përbashkët edhe ato për kufizimin e imunitetit. Grupi ynë parlamentar e ka bërë të qartë pozicionin e tij pro amendamenteve që kufizojnë imunitetin e ministrave, deputetëve dhe zyrtarëve, gjithë të tjera janë spekulime politike që nuk kanë pse meritojnë vëmendjen tonë”, theksoi ai.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard