Përplasen 2 automjete, 8 të plagosur
Rreth 8 persona kanë mbetur të plagosur si rezultat i një aksidenti automobilistik, mes të cilëve edhe fëmijë. Burime policore bënë të ditur se në aksidentin e ndodhur në zonën e njohur si kryqëzimi i Gjocajt, janë përfshirë dy automjete dhe një kamioncinë. Ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal për të marrë ndihmën e parë mjekësore, policia ka nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit.




