Lloris tek Tottenham, Modric tek Real

Portieri i Olympique Lyonit, Hugo Lloris do ti bashkohet Tottenhamit, pas shitjes së mesfushorit Luka Modriç tek Real Madrid. Lajmi bëhet i ditur nga tabloidi britanik ‘The Sun’.

Ylli kroat vazhdon të jetë i kërkuar nga gjiganti madrilen dhe pritet të kalojë në Santiago Bernabeu para mbylljes së këtij afati kalimtar të verës. Kurse me paratë e fituara nga shitja e tij, Tottenhami synon të sjell portierin e Lyonit dhe Kombëtares franceze, Lloris.

“Jam i sigurt se Hugo do të kaloj në Tottenham pasi Modriçi ti bashkohet Realit”, deklaroi babai i portierit, Luc Lloris.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard