Konfindustria: Moskreditimi i ekonomisë ne Lek, Qeveria të analizojë shkaqet

Konfindustria kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të Qeverisë, vendimarrjes politike dhe Bankës së Shqipërisë në analizimin si dhe shmangien e shkaqeve që kanë sjell  mospasqyrimin në vazhdimësi të uljes së normës bazë të interesit të LEK-ut në kreditimin e ekonomisë reale. Gjithashtu, Konfindustria kërkon analizimin e shfaqjes së shenjave të qarta të sjelljeve oligopol sidomos në:- tregun e letrave me vlerë, – komisionimet bankare dhe -termat e kreditimit të biznesit dhe qytetarëve nga sistemi bankar shqiptar i nivelit të dytë.

Administrati i Përgjithshëm i Konfindustria, Gjergj Buxhuku, tha se mbështet vendimin e fundit për uljen e normës së interesit për Lek-un prej 0.25% nga Banka e Shqiperisë, por njëkohësisht vlerëson se është e domosdoshme marrja e masave të tjera shtesë për tejkalimin e gjendjes së vështirë në ekonominë reale si pasojë e likuiditetit të munguar në gjysmën e parë të vitit 2012. Sipas tij, ndikimi i uljes së njëpasnjëshme të normës bazë të interesit për Lek-un me 0.75% nga fillimi i vitit 2012 për të arritur në nivelin 4% të sotëm ka qenë i papërfillshëm në  kreditimin e ekonomisë reale/biznes dhe individë si edhe në  tregun e letrave me vlere të qeverisë.

Konfindustria vlerëson, se mbështetur në të dhënat e ardhura pranë saj nga grupet e industrive që prodhojnë për tregun e brendshëm për 5 mujorin e parë të vitit financiar në vazhdim vihet re një ulje e ndjeshme e masës së likuiditetit ne ekonomi, qe i bashkangjitet faktorit negativ psikologjik te konsumatoreve dhe shprehet ne uljen e treguesit te shitjes per industrite me pasoja te renda per zhvillimin afatgjate ekonomik te vendit dhe mireqenien e qytetareve shqiptare.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard