Vanity Fair: Kate, kryeson listën për veshjen më të mirë për të tretin vit radhazi
Dukesha e Kembrixhit ka kryesuar listën vjetore të Vanity Fair si veshura më mirë mirë për të tretin vit radhazi.
Prestigjiozja liston si të veshurat më mirë të vitit disa prej figurave më me ndikim në botën e modës, përfshirë aktoret Jessica Chastain, Diane Kruger dhe Lea Seydoux, si dhe fotografin shumë të dashur e me stil të New York Times Bill Cunningham.
Kate, bashkeshortja e Princit William fitoi vlerësime edhe për patriozmin e saj, duke u kujdesur te perzgjedhe veshje nga shtëpitë si Alexander McQueen, Alice Temperley dhe Matthew Williamson, si dhe të markave të lartë.
Por Dukesha duket se nuk ishte e vetmja anëtare e familjes mbretërore që përfshihej në listën e Vanity Fair per veshjen me te mire te vitit. Duket se nuk ka mbetur pas kunati i saj, Princi Harry. Gjithashtu, ne listen e Vanity Fair perfshihej dhe Charlotte Casiraghi e Monako dhe Princesha Mary e Danimarkës.







