Përcillet për në banesën e fundit me një arkivol në formë kitare
I kishte rënë kitarës përgjatë gjithë jetës dhe në banesën e fundit përcillet me një arkivol në formën e veglës muzikore të parapëlqyer. John Graham, ish-kitarist i një bande muzikore në vitet ’60 në Britaninë e Madhe, është përcjellë në banesën e fundit me arkivolin në formën e kitarës. i diagnostikuar me kancer në vitin 2001, Graham theu çdo parashikim mjekësor duke mbijetuar jo 5 vite, por 11 të tillë. Më shumë se një dekadë, ish-kitaristi luftoi me sëmundjen, ndërsa në 6 muajt e fundit të jetës u dorëzua. Miqtë dhe shokët e tij menduan ti bëjnë një surprizë të fundit, edhe pse ish-kitaristi nuk do ta marrë vesh kurrë: ai u përcoll me një arkivol, që megjithëse harxhoi disa muaj për tu përgatitur, ngjasonte me një kitarë të stërmadhe.
“Ka kaluar gjithë jetën duke i rënë kitarës dhe me shokët e tjerë të grupit udhëtonin në të gjithë vendin për të luajtur pjesët e tyre. E meritonte një arkivol të veçantë. Ka qenë njeri i mrekullueshëm”, u shpreh vejusha 63 vjeçare e ish-kitasritit.




