Mëhilli: Rama sulm absurd dhe të papërmbajtur kundër Volonte

Sulm absurd dhe të papërmbajtur e cilësoi Zëdhënësja e Kryeministrit, Erla Mëhilli, deklaratën e Kryetarit të PS-së, Edi Rama, në lidhje me Kryetarin e Grupit Parlamentar të PPE-së në Asamblenë Parlamentare të KiE, Luca Volonte.

“Rama sulmoi verbërisht personalitetin e shquar të Partive Popullore Europiane që qeverisë sot në 17 vende anëtare të BE, vetëm e vetëm se ai i bëri thirrje z. Rama të mos bllokojë heqjen me datë 6 gusht të imunitetit dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, pasi ky është një shkelmim i tij i përsëritur mbi ëndrrën Europiane të shqiptarëve”, u shpreh Mëhilli përmes një deklarate për mediat. Më tej, Zëdhënësja e Kryeministrit akuzoi kreun e opozitës qëpër të tretin vit rradhazi ka vendosur të bllokojë marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE të Shqipërisë, duke bllokuar heqjen e imunitetit dhe rrëzimin e murit të korrupsionit me datë 6 gusht.

Mëhilli tha se “Rama ndërmori sulmin e tij vulgar ndaj këtij miku të shqiptarëve,  pra z. Volonte, vetëm dhe vetëm, se ai dje i rikujtoi atij, por dhe të gjithë shqiptarëve se në bisedën e tij  të fundit në selinë e Partisë Socialiste, z. Rama kishte denoncuar qeverinë se nuk pranonte ndryshimin e Kushtetutës për heqjen e imunitetit për ministrat dhe zyrtarët e tjerë,  pasi kishte frikë nga hetimet për korrupsion,  kurse tani që qeveria kishte pranuar ndryshimin e Kushtetutës dhe të gjitha propozimet tjera për heqjen e korrupsionit ishte vet ai, pra z Rama, që nuk pranonte  shembjen e murit të korrupsionit duke e renditur veten kështu si Kryetari i vetëm i opozitës në botë, që mbron mazhorancën me imunitet, sikur të ishte vegël dhe jo kundërshtar sovran i saj”.

Mëhilli tha se me qëndrimin e tij të djeshëm Rama faktoi falsitetin e thirrjeve te tij për të papunët që vuajnë për kafshatën e gojës së fëmijëve të tyre, ku korrupsioni përvetësimi dhe fshehja në taksa e dogana të pasurive të tyre të paligjshme nga zyrtarët me imunitet, u  errëson shpresën e tyre për punësim.

“Me sulmin e tij absurd ndaj z. Volonte, vetëm se ai i kërkoi z. Rama të pranojë barazinë para ligjit të  zyrtarëve të vendit me qytetarët e  thjeshtë, ai dëshmon se për atë dhe Partinë Socialiste kryesore është pasurimi i paligjshëm i Fidelëve të Partisë  dhe mbushja e arkës së Partisë Socialiste  dhe jo rritja e pensioneve dhe ndihmës ekonomike për 560 mijë pensionistë dhe e 100 mijë familjeve në ndihmë ekonomike.
PD i bën thirrje z. Rama të heqë dorë nga sulmet ndaj miqve të Shqipërisë dhe personaliteteve të larta Europiane dhe të lejojë grupin parlamentar të Partisë Socialiste,  të votojë me datë 6 gusht për heqjen e imunitetit, rrëzimin e murit të korrupsionit dhe për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE për Shqipërinë. Nga ky akt historik fitojnë të gjithë qytetarët shqiptarë duke bërë të mundur kështu që ëndrra e tyre Europiane të bëhet gjithnjë e më e vërtetë”, tha Mëhilli.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard